VIDEO | Tifozët e Mainz hedhin sende në fushë, reagimi i gjyqtarit është unik

Gjyqtarit Deniz Aytekin u trajtua me të “ëmbla” të mërkurën kur tifozët e Mainz hodhën karamele në fushë gjatë ndeshjes për Kupën e Gjermanisë kundër Eintracht Frankfurt.

Tifozët miq, të cilët po festonin sezonin e karnavaleve dhe kishin veshur rroba të pazakonta, hodhën karamele me shumicë në fushën e blertë, gjë që solli edhe ndërprerjen për pak çaste të ndeshjes teksa Frankfurt po përgatitej të ekzekutonte një goditje nga këndi.

Por për çudinë e tifozëve të Mainz, gjyqtari gjerman nuk u shqetësua aspak nga ndërprerja e pazakontë e ndeshjes. Pasi inspektoi sendet që u hodhën në fushë, Aytekin e mori me humor situatën dhe vendosi të provojë një nga karamelet, pasi i kishte ofruar një të tillë më parë edhe mesfushorit holandez, Nigel de Jong.

Me gjithë tensionin që shkaktoi te zyrtarët e ndeshjes ndërprerja, reagimi i qetë i Aytekin ishte për t’u duartrokitur. Gjithsesi, momentet e tij të qeta zgjatën pak, teksa pak më vonë ai ndëshkoi me karton të mesfushorin e Mainz, Danny Latza (në minutën e 82-të).

Ndonëse tifozët ishin në atmosferë festive të mërkurën, ishte një natë për t’u harruar ajo e Mainzit, që u eliminua nga kupa pas humbjes 3-0 me rivalët lokalë. Golat e shënuar nga Ante Rebic, Omar Mascarell dhe Alexander Hack (autogol) i siguruan Frankfurt-it kualifikimin për në gjysmëfinalet e kompeticionit./EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan