VIDEO/ Tifozi francez përshëndet si nazistët, përjashtohet përjetësisht nga stadiumi

Gëzimi i fitores ndaj Manchester City, një nga pretendentët për të ngritur trofeun e Champions League, zgjati vetëm disa minuta për francezët e Lyon. Shkak është bërë një video që ka filluar të qarkullojë në rrjetet sociale, ku shfaqen tifozët transalpine duke festuar arritjen e një rezultati të papritur. Gjithkush është duke festuar, përveç dikujt që vendos të bëjë një gjest të shëmtuar. Një nga tifozët francezë, vendos të festojë me krahun e ngritur lart, festim tipik nazist. Sikur të mos mjaftonte kjo, shikon nga kamera, i vetëdijshëm se është në qendër të vëmendjes.

Një sfidë? Tentativë për të qenë në qendër të vëmendjes? Kush e di, por ndërkohë mund t’i kushtojë shumë shtrenjtë. Mirror raporton një deklaratë zyrtare nga klubi francez, që premton se do e  përjashtojë përjetë tifozin. “Olympique Lyonnais është në dijeni të një videoje që qarkullon në rrjetet sociale. Tifozi në fjalë po identifikohet nga përfaqësuesit e ekipit. Pasi të identifikohet, ai do të përjashtohet përgjithmonë nga ndeshjet e klubit.’’ Kur një gjest i pamenduar të kushton shtrenjtë. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan