VIDEO | Tottenham, Eriksen rihap garën për kualifikim

28 Nëntor 2018

Tottenham ka bërë detyrën në shtëpi duke mundur me rezultatin 1-0 Inter-in në “Wembley” dhe kështu ka rihapur garën për kualifikimin në fazën pasardhëse të Champions League. Inter që është po në kuotën e shtatë pikëve, po aq sa londinezët, do të shpresojë te takimi i fundit që këto skuadra do të luajnë në grup.

Pjesa e parë ishte e mirë për italianët, të cilët krijuan raste për shënim, megjithatë, vendasit ishin cinikë dhe ishin të përqendruar tek ajo që kërkonin. Mirëpo, fraksioni i parë i lojës nuk njohu ndryshim rezultati.

Në pjesën e dytë ekipi i Pochettino-s e rriti volumin e lojës dhe të rasteve për shënim. Në minutën e 80 Eriksen bëhet vendimtar. Një inkursion i Sissoko-s gjen Dele Alli-në që mund të godiste, por preferoi të pasonte te danezi Eriksen që gjeti menjëherë rrjetën. Kaq ka mjaftuar dhe Tottenham mundi Inter-in, teksa i duhet që të fitojë me Barcelona-n që të kualifikohet. /EDS/

*************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan