VIDEO/ “Turqia si një finale, shkojmë për fitore”, Cikalleshi ka dhe një këshillë për Dukën

07 Tetor 2019

Sokol Cikalleshi po kalon një moment shumë të mirë në aspektin personal, është rikthyer të bëj “bomberin” dhe shpreson që të jetë sërish protagonist në sfidën kundër Turqisë, një ndeshje që për sulmuesin kavajas është po aq e rëndësishme sa ajo kundër Islandës. Cikalleshi është i qartë kur thekson se Turqia është favorite por kjo për Shqipërinë është një ndeshje jetike për kualifikueset “Euro2020”, një ndeshje që kërkojnë ta fitojnë me çdo kusht. Në konferencën për shtyp, Cikalleshi ka dhe një mesazh për presidentin e FSHF, Armand Duka: Edi Reja duhet të rinovoj, është trajneri ideal për të dhe për shumë lojtarë të tjerë në Kombëtare:

(BalkanWeb)

www.balkanweb.com