VIDEO/ U dënua nga Disiplina, “trembet” Jonuz: Nuk flas më për FSHF-ën

07 Nëntor 2019

Vllaznia-Bylis ishte një ndeshje ku shkodranët humbën më shumë se sa tri pikët. Për sjellje të gabuar të spektatorëve, Komisioni i Disiplinës ka mbyllur për 2 ndeshjet e ardhshme disa sektorë të stadiumit “Loro Boriçi”. Për protesta ndaj vendimeve të arbitrave është dënuar me 2 ndeshje edhe trajneri Mirsad Jonuz, kjo ka bërë që tekniku maqedonas të marrë një vendim, nuk ka ndërmend më të flas për FSHF-ën dhe arbritrat:

“Dua t’u dërgoj një mesazh edhe tifozëve: Duhet të na përkrahin edhe kur jemi në vështirësi. Tani e tutje do të jemi të përqendruar maksimalisht në çdo ndeshje dhe nga ana jonë nuk do të ketë më asnjë deklaratë në lidhje me Federatën apo arbritrat. Me këtë çështje, do të merren drejtuesit e klubit. Ne vazhdojmë punën, duhet të qetësohemi pak dhe të mendojmë për vazhdimësinë”.

2 humbje në 2 ndeshjet e fundit kanë zbritur ndjeshëm Vllazninë në tabelën e klasifikimit. Jonuz është i vetëdijshëm për këtë moment jo pozitiv por kërkon nga i gjithë ambienti një reagim të shpejtë:

“Kam folur gjatë me lojtarët e mi dhe të gjithë po mundohemi të dalim nga ky moment ku ndodhemi. Është shumë normale që çdo ekip të kalojë një krizë në një moment të caktuar, por e rëndësishme është që të dalim sa më shpejt prej saj dhe do të tentojmë ta bëjmë që në ndeshjen me Tiranën.

Në konferencën për shtyp, Jonuz u ndal te sfida me bardheblutë ku për të e rëndësishme është që ekipi të mos humbas:

“Çdo rezultat pozitiv është i mirë në këto momente për Vllazninë. Është shumë keq që kjo ndeshje do të luhet pa spektatorë, sepse futbolli luhet për ta. Janë dy klube historike dhe është mëkat që të luhet pa tifozë, por gjithsesi ne do të mundohemi të bëjmë punën tonë në fushën e lojës për të marrë rezultatin që dëshirojmë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan