VIDEO/ UEFA argëton lojtarët e Liverpool, shikoni çfarë vizatojnë

Në prag të supersfidës së madhe që do të luhet në stadiumin e Kievit në Ukrainë mbrëmjen e së shtunës, yjet e Liverpool janë ftuar nga UEFA për të vizatuar imazhin e tyre në një fletë të bardhë. Disa prej lojtarëve kryesorë të “The Reds” duket që janë argëtuar tej mase teksa vizatonin vetën. UEFA në faqen e saj zyrtare në “Twitter” ka postuar video dhe foto të momentit që lojtarët kanë vizatuar vetën. Madje, në një postim ka ftuar tifozët që të gjejnë se kujt i përket njëri nga personazhet e vizatuar.

Duket që i vetmi që nuk kishte dhe aq talent në vizatim është Mohamed Salah, ndërsa shokët e tij, Roberto Firmino dhe Alberto Moreno e kanë pasqyruar vetën pak më mirë. Finalja e madhe Champions League do të zhvillohet ditën e shtunë në Kiev në orën 20:45.

Liverpool do të përballet me kampionët në fuqi, Real Madrid që synon të ngrejë trofeun e 13-të në historinë e këtij kompericioni. Pjesë e lojës së vizatimeve është bërë edhe mbrojtësi i “Los Blancos” Dani Carvajal. /EDS/

Mohamed Salah. A true artist ??#UCLfinal @LFC @MoSalah pic.twitter.com/NNlrg22miK

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) May 21, 2018

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan