VIDEO/ United ndalet në barazim ndaj Southampton

VIDEO/ United ndalet në barazim ndaj Southampton

Manchester United është ndalur në barazim 2-2 në transfertën e vështirë ndaj Southampton. Skuadra e Mourinhos ka arritur të marrë një pikë në kuadër të javës së 14-të të kampionatit. Fillimisht ishin vendasit që morën avantazhin me anë të Armstrong, i cili realizoi në minutën e 13-të. U duk sikur Southampton do të thellonte shifrat pasi shënoi edhe golin e dytë me Cedric Soares, por kundërsulmet e United nuk u ndalën gjersa gjetën rrjetën. Romelu Lukaku ngushton diferencën në minutën e 33-të, për të vijuar më pas me golin e barazimit të Ander Herrera-s. Pjesa e parë mbyllet në shifrat e barabarta 2-2, ashtu sikurse edhe e dyta, që pavarësisht tentativave të të dyja ekipeve nuk prodhon gola.

90 minuta të luftuara, katër gola, shumë kartonë të verdhë dhe në fund të dyja skuadrat ndajnë nga një pikë. United arriti të sigurojë biletën në Champions League, pas fitores minimale ndaj Young Boys në mesjavë, por në Premier Legue nuk i ka punët mirë. “Djajtë e kuq” pozicionohen në vendin e shtatë me 22 pikë, aq sa ka edhe Everton që është para me një ndeshje më pak. Ndërkohë Southampton vazhdon të luftojë për të mos rënë një Kategori më poshtë, pasi ndodhet në vendin e 18-të më 9 pikë, aq sa ka Burnley dhe një më pak se Fulham që renditet i fundit, me një ndeshje më pak. Nga ana tjetër, rivalët e United, City ka fituar bindshëm 3-1 sot ndaj Bournemouth, duke vazhduar kryesimin në renditje më 38 pikë. /EDS/

*************

 

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.