VIDEO/ Uzuni pret telefonatë nga Reja, Kumbulla dhe Lenjani festojnë me gola

07 Tetor 2019

Situatat në ekipin përfaqësues mund të përmbysen shumë dhe shpejt, aq më tepër kur ndryshohen trajner dhe skema loje. Një situatë të tillë po përjeton Myrto Uzuni. Në drejtimin e C.Panuccit ishte një titullar fiks, status të cilin e ka humbur tashmë në drejtimin e Edi Rejas. Për dy sfidat e radhës në “Euro2020”, Uzuni nuk bënë pjesën në listën kryesore, por qëndron në pritje të një ftesë në minutat e fundit.

Sulmuesi beratas shpreson ende se Reja mund ta grumbullojë, fundja është rikthyer në formë dhe protagonist për ekipin e tij, Lokomotiva e Zagrebit. Uzuni realizoi një gol shumë të bukur përballë Rijekas, një gol me dedikim për Edi Rejan.

Ndryshe nga Uzuni, Emir Lenjani siguroi një festë nga trajneri Edi italian, mënyra më e mirë për të përshëndetur këtë vendim ishte një gol me kokë në sfidën kundër Luganos. Te Sion, Lenjani është një titullar absolut dhe shpesh ka marrë dhe rolin e “bomberit” por në përfaqësuese ka humbur shumë nga ai shkëlqim i dikurshëm, gjithsesi mbetet një lojtar me shumë potencial.

Një formë të shkëlqyer po kalon dhe Marash Kumbulla. 19-vjeçari ka fituar një vend si titullar te Verona ndërsa këtë të shtunë realizoi dhe golin e tij të parë në Serie A, një gol me kokë që i hapi rrugë suksesit përballë Sampdorias.
(BalkanWeb)

www.balkanweb.com