VIDEO | Valencia i jep një goditje të fortë shpresave të Malaga-s

Valencia ka fituar me shumë vështirësi në “La Rosaleda” duke mposhtur vetëm në 10’ minutat e fundit me përmbysje 2-1 ekipin e Malaga, që duket se e ka prerë blietën për një kategori më poshtë. Me këtë fitore miqtë nga Mestalla u ngjitën në kuotën e 46 pikëve në vend të tretë, 4 më shumë se Real Madridi, por “Los Blancos” kanë dy ndeshje më pak.

Vendasit e nisën mjaft mirë ndeshjen duke kaluar të parët në avantazh pas 27’ minutash lojë me anë të Ideye, i cili shënoi pas një goditjeje këndi. Pavarësisht rasteve të rrezikshme, 45’ minutat e para nuk prodhuan më gol. Në të dytën vendasit mbrojnë mirë me Valencia-n, që sulmon me të gjitha forcat. 10’ minuta para fundit miqtë shënojnë golin e barazimit me anë të Coquelin (80’), ndërsa 5’ minuta më vonë Parejo ktheu në gol një 11-m të shkaktuar nga Miquel, që u largua me karton të kuq nga fusha. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan