VIDEO | Van Dijk shokon Gjermaninë!

Hollanda ka shokuar Gjermaninë në fushën e “Veltins Arena”  të Gelsenkirchen-it, pasi në gjashtë minuta ka arritur që të barazojë shifrat në 2-2. Gjermania kaloi në avantazh dy herë në pjesën e parë, Werner në minutën e 9 dhe Leroi Sanë në të 20-n, duke i çuar shifrat në 2-0, por në fund Promes dhe van Dijk arritën që të çonin shifrat në barazim. Të shokuar gjermanët në shtëpinë e tyre, duke mos arritur që të merrnin fitoren kur e kishin fare pranë.

Në pjesën e parë skuadra e Koeman bëri lojë mbrojtëse, por që në fushë ishin të zhvendosur në lartës, duke i lënë hapësira gjermanëve të Joachim Low për kundërsulm. “Tulipanët” pësuan golin e parë në minutën e 9 nga Werner pas një asisti të dhënë nga Gnabry. Ndërkohë që në minutën e 20 Kroos shërben mirë për Leroi Sane që e dërgon sferën në rrjetë. 2-0 dhe çdo gjë pothuajse e mbyllur për gjermanët. Megjithatë, ekipi i Koeman nuk u dorëzua, kërkoi disa herë që të ngushtonte shifrat, por pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Në fraksionin e dytë të lojës çdo gjë shkoi mbarë për hollandezët. Zëvendësime të goditura që më pas sollën dhe ndryshimin e shifrave. Në minutën e 85 Promes dërgoi topin në rrjetë duke rihapur sfidën, ndërsa në fund mendon shtatlarti i Liverpool-it, Virgil van Dijk që çoi shifrat në 2-2, atëherë kur gjermanët po bëheshin gati për të gëzuar fitoren e parë në Ligën e Kombeve. Gjithsesi, tashmë çdo gjë mund të quhet e mbyllur. Vetëm 1 pikë në fund të tabelës për skuadrën e Joachim Low. /EDS/

**************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan