VIDEO/ VAR-i i anulon 2 gola Levandovskit! Kampionët e Bajernit të papërmbajtshëm, triumfojnë në klasiken ndaj Dortmundit

07 Nëntor 2020

Bajerni i Hansi Flik duket një makineri perfekte. Kampionët e Bundesligës nuk kanë të ndalur, teksa triumfuan edhe në klasiken e sotme ndaj Dortmundit me rezultatin 2-3. Një ndeshje spektakolare ku nuk munguan polemikat.

Robert Levandovski, gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 27-të, por goli u anulua nga VAR-i. Në këtë moment vendasit morën zemër, duke shënuar në minutën e 45-të me anë të Rojs. Teksa skuadrat po bëheshin gati për t’iu drejtuar dhomave të zhveshjes, Alaba barazoi shifrat në 45+4.

Kampionët e nisën vrullshëm fragmentin e dytë të lojës, duke përmbysur rezultatin me anë të Levandovskit i cili shënoi gol të rregullt në të 48-tën. Për golin e qetësisë mendoi Sane në të 80-tën, teksa bomberi Haland, provoi të rihapte takimin në të 83-tën, por vetëm kaq.

Vlen të theksohet fakti, se polaku Levandovski, e dërgoi sërish topin në rrjetë në minutën 90+3, por VAR-i sërish ia anulon. Goli i dytë i anuluar nga teknologjia për lojtarin më në formë të momentit. Me triumfin e sotëm në klasiken ndaj Dortmundit, Bajerni u ngjit në kuotën e 18 pikëve, duke u shkëputur +2 nga Lajpcig dhe +3 nga Dortmund.

FT| Borusia Dortmund-Bajern Mynih 2-3

 

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan