VIDEO| VAR-i i jep një dorë Interit, Lazio fiton dhe ruan diferencën

Në “Bentegodi” Interi mposhti Chievo-n me rezultatin 2-1. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, ku rastet për shënim i pati ekipi vendës, megjithatë Interi u zgjua në të dytën dhe shënoi me Icardin dhe Perisic. Chievo ngushtoi shifrat në fund, por nuk pati më kohë për të marrë të paktën një pikë. Me këtë rezultat Interi mbetet në garë për Champions League, ndërkohë që Chievo do të luftojë për mbijetesën në Serie A.

Pjesa e parë mes Interit dhe Chievo-s është mbyllur me rrjeta të paprekura. Lojë e fortë në Verona, ku të zotët e shtëpisë u shfaqën agresivë në fillimin e takimit e deri në fund. Por, zikaltërit nuk kanë qenë shumë të qartë në lojën e tyre, ndërsa drejt kuadratit kanë gjuajtur tre herë, me Perisic, Karamoh dhe Brozovic. Në fund të kësaj pjese pati një rast të mirë Cacciatore dhe Pucciarelli, por Handanovic bëri pritje të mirë. Inter shpëton nga disfata në 45 minutat e para, duke menduar për pjesën e dytë.

 

Vetëm pesë minuta nga nisja e pjesës së dytë dhe Interi kalon në avantazh, por me ndihmën e sistemit të VAR. Brozovic gjuajti nga jashtë, Sorrentino iu kundërpërgjigj duke e larguar topin pak para, ndërsa sfera shkon tek Icardi që u mjaftua të realizojë golin. Por, më parë arbitri kishte ndalur lojën për pozicion jashtë loje të D’Ambrosio, por pas konsultimit me VAR, çdo gjë ishte në rregull.

Dhjetë minuta më vonë Inter dyfishon rezultatin. Karamoh shërbeu saktë për Rafinha-n, i cili nuk vonoi për të gjetur menjëherë Perisic. Kroati gjuan në rrjetë dhe dyfishon rezultatin duke mposhtur për herë të dytë Sorrentino-n në këtë përballje.

Në “Bentegodi” nuk pati qetësi deri në fund. Verdheblutë kërkuan me çdo kusht që të hapnin ndeshjen dhe kështu ndodhi. Goli për Chievo-n erdhi në minutën e 90. Birsa shërbeu më së miri për Stepinski-n, i cili me një gjuajtje drejt kuadratit mposhti Handanovic-in me një të djathtë potente, 1-2. Akordohen pesë minuta shtesë deri në përfundim, por nuk ka ndryshim rezultati, Inter merr fitoren që e mban ende në garë për një vend në Champions League.

Lazio – Lacialët kanë arritur që të fitojnë jo pak, por 4-0 kundër Sampdoria-s në një ndeshje që ishte parashikuar e vështirë. Të besuarit e Inzaghi-t shënuan dy herë në pjesën e parë dhe dy herë në të dytën për të ndjekur hap pas hapi Roma-n që fitoi dje 0-3 kundër Spal-it. Kështu, të dyja ekipet e kryeqytetit shkojnë në kuotën e 67 pikëve, një më shumë se Interi që po i ndjek hap pas hapi për në Champions League. /EDS/

SERIE A / JAVA E 34-T

Cagliari – Bologna  0 – 0
Atalanta – Torino  2 – 1
Shënues: Freuler 53’, Gosens 64’ / Ljajic 56′
Chievo – Inter  1 – 2
Shënues: Stepinski 90’ / Icardi 52’, Perisic 61’
Lazio – Sampdoria  4 – 0
Shënues: Milinkovic-Savic 32’, de Vrij 43’, Immobile 85’, 88’
Udinese – Crotone  1 – 2
Shënues: Lasagna 6’ / Simy 7’, Faraoni 86’

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan