VIDEO/ Xhaka nuk bën dot pa shqipen..kur flet anglisht

26 Nëntor 2018

Granit Xhaka nuk mund të bëjë dot pa shqipen. Edhe pse është njohës i mirë i gjermanishtes, dhe anglishtes, shqipja zë një vend të veçantë në zemrën e tij.   Përmes një postimi në profilin e klubit të “topçinvje” në Instagram, ai publikoi një mesazh pas fitores ndaj Bournemouth ku ishte kapiten.

Pas suksesit, ai foli për ndeshjen e javës së ardhshme, derbin e Londrës kudër Tottenham-it. Normalisht mesazhi ishte në anglisht, por në kompozimin e fjalisë nuk mund të mungonte gjuha shqipe.  “E dini… javën e ardhshme është derbi  ‘me’ Spurs”, tha ai duke ngatërruar fjalën ‘me’ në vend të ‘with’ në gjuhën angleze. /EDS/

Për më tepër, dëgjojeni në videon më poshtë.

***********************
Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.