VIDEO/ Zlatan Ibrahimovic tregon aftësitë edhe në artet marciale

05 Korrik 2019

Zlatan Ibrahimovic vazhdon të dhurojë spektakël në kampionatin amerikan të futbollit. Jo vetëm në fushë, por edhe në rrjetet sociale, ku sulmuesi sudez është bërë pjesë e nismës “Bottle Cap Challenge”, duke treguar të gjitha aftësitë e tij në artet marciale. Kjo lojë kërkon që me një goditje preçize me këmbë të hiqet tapa e shishes.

Ibrahimovic e ka bërë këtë në mënyrë perfekte në dhomat e zhveshjes të skuadrës së tij Los Angelos Galaxy. Krenar, futbollisti më pas ka sfiduar Paul Pogba. “Bottle Cap Challenge” ka përfshirë shumë sportistë dhe artistë, të cilët me videot e postura në rrjetet sociale kanë treguar aftësitë e tyre në artet marciale.
(balkanweb)

www.balkanweb.com