VIDEO/ ZYRTARE, Xhaka rinovon me Basel, zemra e tij është kuqeblu

11 Shtator 2020

Taulant Xhaka dhe Basel është një dashuri e madhe e lindur kohë më parë, një lidhje shumë e fortë e cila do të vijoj të paktën deri në vitin 2024. Pas zërave të ndryshëm që e shihnin larg Basel, pasi për të interesoheshin disa klube në Superligën turke, palët kanë gjetur akordin për rinovimin e kontratës.

Me anë të një video të veçantë, klubi i Basel ka bërë më dije se ka gjetur akordim me Xhakën për rinovimin e kontratës deri në vitin 2024. Xhaka ka kaluar të gjithë karrierën e tij me ekipin zviceran, përveç një sezoni ku kalo tek Grasshoper në formë huazimi. Që nga viti 2010, Xhaka është pjesë e ekipit A dhe të vijoj të mbajë të veshur fanellën kuqeblu.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com