Videoja e plotë tregon se nuk pati zënkë ndërmjet Pogbas dhe Lingardit

09 Korrik 2019

Të hënën mbrëma në internet ishte publikuar një video, në të cilën dukej sikur Paul Pogba dhe Jesse Lingard janë përfshirë në një zënkë gjatë shkuarjes në Australi për turneun parasezonal.

Xhirimi i shkurtër i paraqiste lojtarët e Djajve të Kuq nëpër rrugët e Perth, ndërkohë që dukej sikur dy futbollistët kishin një zënkë verbale mes tyre.

Lexo po ashtu: Unitedi arrin në Australi për përgatitjet para sezonale, Lingard dhe Pogba përfshihen në përleshje verbale

Për më shumë, Victor Lindelof ishte paraqitur sikur po ndërhynte për ta qetësuar situatën.

(Foto: Screenshot/MUFC)

Megjithatë, publikimi i videos së plotë ka sqaruar gjithçka, duke qenë se Lingard shihet duke qeshur dhe duke vazhduar bisedën me Pogban edhe pas atij momenti që është etiketuar si zënkë ndërmjet tyre.

Mesfushori francez pritet të largohet nga Unitedi në këtë afat kalimtar, ndërsa Real Madridi dhe Juventusi janë dy klubet që i kërkojnë shërbimet e tij. /Telegrafi/

pic.twitter.com/HcyQ3y3c20

— utdreport (@utdreport) July 9, 2019

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan