Vieri: Ronaldo te Juventus? Torinezët kanë fituar lotarinë…

Serie A, Ronaldo, Inter, Milan dhe shumë më tepër. Christian Vieri ka dhënë në një intervistë të gjatë për La Gazzetta dello Sport. Ish-sulmuesi i Inter-it dhe Milan-it ka folur për kampionatin italian duke bërë një bilanc para fillimit të sezonit.

RONALDO –“Një goditje e pabesueshme, bardhezinjtë kanë marrë më të mirin, nuk ka fjalë. Vetëm fakti që Cristiano ka pranuar të vijë në Itali tregon sa e madhe është Juventus. Dhe për futbollin tonë në përgjithësi ishte si të kishe fituar lotarinë. Do të jetë më e bukur dhe më tërheqëse të komentosh Serie A. E gjithë bota do të fillojë të shikojë përsëri në kampionatin tonë, dhe kjo falë Cristiano Ronaldo-s dhe Juventus-it ”

INTER-  “Lojtarët e mëdhenj kanë filluar të shikojnë prapë me interes dhe ambicie ndaj Italisë. Luciano Spalletti është një trajner i madh, më pëlqen mënyra si e kontrollon skuadrën. Zikaltrit po krijojnë një grup të mirë dhe kanë bërë lëvizje të mira edhe në merkato, të zgjuara në përputhje me dëshirat e trajnerit. Dhe do të transferojnë përsëri, jam i sigurt. Inter duhet të luajë gjithmonë në Champions League, nuk mund të ndodhë ndryshe. Do të jetë një kampionat shumë i bukur, sidomos në garën për Champions League. Megjithatë, unë jam i bindur se të gjithë do të fillojnë të respektojnë përsëri kampionatin tonë. ”

MILAN – “Çfarë goditje Higuain. Kuqezinjtë kishin nevojë për një sulmues që të ishte gati. Një super blerje! Më pas, ata kanë edhe shumë lojtarë të rinj në ekip, mbrojtja është praktikisht e gjitha italiane dhe me shumë perspektiv. Me pak fjalë, edhe Milan duhet të kthehet shumë shpejt në nivele të caktuara. Rikthimi i Maldini-t? Lajm i mrekullueshëm. Për lojtarët e Milan-it dhe për të gjithë futbollin italian. Ai thjesht u kthye në shtëpinë e tij. Paolo është një person pozitiv, inteligjent, i aftë dhe me një eksperiencë fantastike.” /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan