Vijnë Ultras Guerrils, Korça është në shtetrrethim

Ndeshjet mes Skënderbeut dhe Partizanit kanë prodhuar gjithmonë rivalitet vitet e fundit jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në tribuna. Fakti që dy skuadrat kanë qenë në garë për titullin kampion ka shtuar edhe më shumë bukurinë e takimeve. Dhe në ndeshje të tilla masat e policisë kanë qenë shumë të mëdha edhe për shkak të përplasjeve që kanë pasur tifozët mes tyre. Shkak është bërë pjesëmarrja masive e tifozëve të kuq në stadium gjithmonë më shumë se sa e parashikon rregullorja.

Guerrils”, kanë njoftuar për një transfertë masive dhe pritet që të jenë rreth 1000 veta nesër në Korçë në mbështetje të Partizanit. Kjo ka mobilizuar policinë e qytetit juglindor dhe 300 forca policie nga Korça dhe Pogradeci do të jenë të gatshme, ndërkohë që 100 forca speciale do të mbërrijnë nga kryeqyteti. Të gjitha masat po merren që të mos ketë asnjë incident, para, gjatë apo pas mbarimit të ndeshjes. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan