Vila prezantohet te Kerkyra , durrsaku ka një falenderim të veçantë

Vila prezantohet te Kerkyra , durrsaku ka një falenderim të veçantë

Emiljano Vila zyrtarisht është futbollisti më i ri i Kerkyra në Greqi. 30-vjeçari është prezantuar nga klubi grek paraditen e të martës ndërsa ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare. “AOK FF Kerkyra njofton afrimin e lojtarit Emiliano Villa. 30-vjeçari u aktivizua deri tani te Skënderbeu dhe me ne ka nënshkruar për dy vite. Në të kaluarën, ai ka luajtur, ndër të tjera, te Pas Janina, Partizani, Inter Baku dhe Dinamo Zagreb, si dhe është aktivizua me Shqipërinë. Ne i dëshirojmë atij një fillim të mirë dhe sa më shumë suksese”, shkruhet në komunikatën e klubit grek.

Edhe vetë mesfushori u shfaq tepër i lumtur për kalimin te Kerkyra, ndërsa nuk la pa përmendur edhe klubin e Skënderbeut, ku u aktivizua në pjesën e dytë të sezonit duke fituar gjithçka: kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë. “Faleminderit nga zemra presidencës, trajnerit, shokëve, stafit dhe gjithë futbolldashësit e KF Skënderbeut për korrektësinë dhe gjithë emocionet që përjetova. Ju uroj suksese në vazhdimësi!”, shkruan durrsaku në faqen e tij zyrtare në “Facebook”. Kjo është eksperienca e dytë për 30-vjeçarin në Greqi, ndërsa më herët ka qenë pjesë e Pas Janina. Gjithashtu Vila në vitin 2015 arriti marrëveshjen me ekipin e Kerkyra, por më pas vendosi të transferohej në Azerbajxhan, pasi Inter Baku i bëri një ofertë më të mirë në aspektin financiar. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.