Vinicius, Benzema, Beckham dhe shtatë yjet tjera që zgjodhën Real Madridin duke e refuzuar Barcelonën

20 Mars 2019
Vinicius, Benzema, Beckham dhe shtatë yjet tjera që zgjodhën Real Madridin duke e refuzuar Barcelonën

Në një intervistë të fundit, Vinicius Junior e ka zbuluar se edhe pse Barcelona i ofroi atij më shumë para, ai e zgjodhi Real Madridin.

Ai nuk është i vetmi lojtar që transferohet në Santiago Bernabeu pavarësisht interesimit të madh nga Barcelona.

Edhe në të kaluarën ka lojtarët të tjerë që kanë qenë në pozicionin e njëjtë si braziliani i ri dhe kanë marrë të njëjtën rrugë.

1.Di Stefano

Argjentinasi kishte rënë dakord për një marrëveshje me Barcelonën, por zhdukja e çuditshme e dokumentacionit të tij e lejoi Madridin të përfitonte dhe të nënshkruante me të.

Ai bëri histori pastaj me Real Madridin.

2.Hugo Sanchez

Ai kishe shansin të nënshkruante për Barcelonën, para se të nënshkruante me klubin nga Bernabeu.

Negociatat u ndërprenë në minutën e fundit dhe ai përfundoi duke nënshkruar marrëveshje me Madridin.

3.Christian Karembeu

“Barcelona më ofroi më shumë para, por fjala ime i ishte dhënë Real Madridit”, tha francezi.

Ai i fitoi dy Liga të Kampionëve dhe ishte çelës në një prej tyre.

Foto: Gazeta Marca

4.David Beckham

Në vitin 2003, Joan Laporta fitoi zgjedhjet në Barcelonë pasi e premtoi blerjen e yllit anglez, i cili përfundimisht zgjodhi Real Madridin.

Bordi më pas negocioi me Ronaldinhon që i bëri tifozët të harrojnë Beckhamin.

5.Karim Benzema

Siç njoftoi kohët e fundit MARCA, në vitin 2008, Barcelona po kërkonte një sulmues.

Pep Guardiola nuk e dëshironte Samuel Eto’on. Objektivi kryesor ishte Karim Benzema, i cili kishte performuar mirë për disa vite në Lyon.

Txiki Begisristain shkoi në shtëpinë e tij në Lyon për ta bindur atë, por nuk u bind me atë. Barcelona zgjodhi Zlatan Ibrahimovicin dhe Benzema zgjodhi Real Madridin një vit më vonë.

6.Martin Odegaard

Odegaard vizitoi objektet e Barcelonës dhe u takua me Andoni Zubizarreta në nëntor të vitit 2014, i shoqëruar nga babai i tij dhe agjenti.

Negocimi u ndërpre për shkak se Blaugrana donin ta mbyllnin marrëveshjen menjëherë dhe kjo nuk i pëlqeu Odegaardit.

Së fundi, norvegjezi vendosi të bashkohet me Los Blancos.

7.Danilo

Në shkurt 2015, siç raportoi MARCA, Barcelona u interesua për lojtarin, pasi Dani Alves dukej i mbaruar.

Lojtari i Manchester City përfundoi te Real Madridi, ku luajti 56 ndeshje dhe shënoi tre gola.

8.Theo Hernandez

Në korrik të vitit 2017, Real Madrid dhe Atletico arritën një marrëveshje për transferimin e Theo Hernandez pas një sezoni të shkëlqyer në Alaves.

Barcelona po ashtu e pëlqente lojtarin që u takua me Hernandezin duke i ofruar atij një kontratë prej 8 milionë eurosh.

Ai e pranoi atë marrëveshje në fillim, por më pas vendosi që të bashkohej me Los Blancos.

9.Dani Ceballos

Në të njëjtin vit, 2017, Barcelona pati negociata të shumta me Real Betisin për Ceballos.

Madrid donte ta nënshkruante me të duke e shtyrë marrëveshjen para.

Betis, i cili konfirmoi interesin nga Barcelona përmes Serra Ferrer, përfundimisht e shiti lojtarin te Real Madridi për 16.5 milionë euro me kërkesën të lojtarit.

10.Marco Asensio

Gjithçka dukej se ishte mbyllur që ai të shkonte te Barcelona në vitin 2014.

Lojtari madje udhëtoi për në Barcelonë për të gjetur shtëpi.

Barcelona ishte e gatshme të paguante 4.5 milionë euro te Mallorca. Më pas, Madridi u shfaq në skenë dhe pjesa tjetër është histori. /Telegrafi/

www.telegrafi.com