Vinicius: Kisha ofertë nga Barcelona, por zgjodha Real Madridin

05 NĂ«ntor 2019

Vinicius Junior ka zbuluar se ai kishte pranuar ofertë nga Barcelona, mirëpo zemra e tij kishte vendosur që të kalonte te Real Madridi.

Sulmuesi brazilian u transferua në vitin 2017 te Los Blancos nga Flamengo, mirëpo nuk ishte bërë pjesë e skuadrës deri në vitin 2018, atëherë edhe kur i mbushi 18 vite.

Vinicius kishte një presion të lartë mbi supet e tij, pasi u bë lojtari i dytë më i shtrenjtë në histori të Brazilit, vetëm pas Neymarit.

“Mendoja se nuk ishte e vĂ«rtetĂ« dhe ishin vetĂ«m thashetheme tĂ« mediave”, ka thĂ«nĂ« Vinicius pĂ«r AS.

“UnĂ« kisha oferta nga Madridi dhe nga Bracelona po ashtu. Babai im mĂ« tha se duhej tĂ« zgjidhja se ku dĂ«shiroja tĂ« luaja, por unĂ« ndjeka zemrĂ«n time”.

Lexo po ashtu: Zidane: Vinicius Jr është e ardhmja e Realit, ai është në planet e mia

“Isha shumĂ« i lumtur kur e arrita marrĂ«veshjen, ishte njĂ«ra nga ditĂ«t mĂ« tĂ« lumtura tĂ« jetĂ«s time”, ka shtuar mĂ« tej braziliani.

Në sezonin e tij të parë, Vinicius kishte bërë 18 paraqitje në La Liga, derisa kishte luajtur edhe në Kupën e Mbretit dhe në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

www.telegrafi.com