Vinicius: Kur Zidane flet, duhet të dëgjosh

15 Prill 2019

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior, ka folur për raportet me Zinedine Zidanen.

Braziliani ka thënë se tekniku francez është një person me autoritet të madh, ndërsa ëndrra e tij është të luajë me Përfaqësuesen e Brazilit.

“Kur dikush me atë nivel të autoritetit flet, atëherë ju vetëm dëgjoni”, ka thënë Vinicius për Globo Esporte.

Lexo po ashtu: Zidane: Shumë lojtarë të Realit mund të shiten

“Ai ka luajtur në nivelet më të mëdha dhe ka fituar gjithçka si trajner, pra kur shkon të flasësh me atë je pak i shqetësuar, por është fantastik. E di që ai i jep rast të gjithë lojtarëve në ekipin e parë dhe unë jam i bindur se do të rikthehem në formë të plotë dhe do kem gjithashtu rast”.

“Të luash në Kupën e Amerikës? Jam duke u përgatitur për këtë, po stërvitem  shumë dhe shpresoj mund të luaj në disa ndeshje këtë me Real Madridin, pastaj të ftohem nga përfaqësuesja”.

“Është ëndrra ime të luaj për përfaqësuesen, por nëse jo, do t’i përkrahi jashtë fushës”, ka thënë Vinicius. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan