Vinicius mungon në stërvitje, në dyshim për ndeshjen ndaj Real Betisit

12 Janar 2019

Para ndeshjes ndaj Real Betisit të dielën mbrëma, Real Madridi ka marrë një lajm jo të mirë.

Vinicius Junior ka munguar në stërvitjen e dytë radhazi pasi braziliani ka simptoma gripit.

Nëse 18-vjeçari mungon, atëherë sulmi i Santiago Solarit do të jetë i gjithi për Karim Benzeman pasi skuadra po përballet aktualisht me shumë lëndime.

Vinicius Junior duke festuar golin ndaj Leganes në Kupën e Mbretit (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Lojtarët e lënduar janë: Gareth Bale, Marco Asensio, Toni Kroos, Marcos Llorente, Javi Sanchez dhe Thibaut Courtois.

Lucas Vazquez është si suspenduar pas kartonit të kuq ndaj Real Sociedad javën e kaluar, kurse Mariano Diaz vetëm sa ka filluar stërvitjet me skuadrën.

Lexo po ashtu: Real Madridi ka një ‘mbret’ të ri, quhet Vinicius Junior

Në qendrën stërvitore Valdebebas të shtunën në mëngjes ishin 21 lojtarë, përfshirë edhe sulmuesin nga Castilla, Cristo.

Luca Zidane ishte gjithashtu pjesë e grupit dhe do të udhëtojë në Sevilla në mungesë të Courtois. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan