Vinicius shkëlqeu ndaj Juventusit, në Madrid të ekzaltuar

Vetëm një minutë pasi ai erdhi si zëvendësues në fushën e FedEx në Uashington, Vinicius Junior shkaktoi panik në krahun e majtë të mbrojtjes së Juventusit. Duke u ngjitur tek rivalët e tij, ai nuk kishte frikë të përballej me askënd, ndërsa pas një aksioni të shpejtë dha një top për Marco Asensio, i cili nuk e pati të vështirë për ta dërguar topin në rrjetë. Sulmuesi brazilian është shpresa e madhe e Real Madridit për sezonin e ri dhe është e qartë se ata që janë përgjegjës i besojnë të rinjve dhe besojnë se ai do të vijë mirë, duke qenë më shumë se i kënaqur me formën e tij të hershme në fazën përgatitore. “Ne duhet ta theksojmë moshën e tij, që njerëzit të dinë se çfarë mund të bëhet, askush nuk i ka kërkuar Messi-t kartën e identitetit”, është mendimi i shumë personave për 18-vjeçarin.

Lëvizjet e tij në fushë janë arsyeja pse ai është fokusi i së ardhmes për klubin, ndërsa Marco Asensio gjithashtu do të bashkohet me të në udhëheqjen e kësaj skuadre në epokën tjetër. Asensio edhe pse shënoi dy, ishte Vinicius ai që tërhoqi vëmendjen e publikut duke u lidhur mirë me shokët e skuadrës dhe duke përfunduar dy lëvizje që përfunduan në gol për të treguar atë që ai mund të bëjë këtë sezon. Pa sulmuesin Cristiano Ronaldo në anën e majtë, Asensio mund të përfitojë nga liria në të majtë dhe kjo është arsyeja pse shumë besojnë se kjo dyshe mund të udhëheqë Real Madridin drejt suksesit në të ardhmen. Për më tepër Asensio u provua si një numër 9 fals nga trajneri i ri Julen Lopetegui dhe ai tregoi se di ta bëjë mjaft mirë këtë rol. E ardhmja e “Los Blancos” duket e ndritur… /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan