Vitesse i vendos çmim Rashicës, askush nuk i afrohet  shifrës

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
2 Janar 2018 15:54
Milot Rashica është një ndër emrat më të komentuar të merkatos së janarit. Ai po përflitet për një largim të mundshëm nga skuadra holandeze. Ekipi i Vitesses i ka vendosur edhe çmim shqiptar.

Milot Rashica është një ndër emrat më të komentuar të merkatos së janarit. Ai po përflitet për një largim të mundshëm nga skuadra holandeze. Ekipi i Vitesses i ka vendosur edhe çmim shqiptarit.

Holandezët kërkojnë 10 milionë euro për mesfushorin me tipare të avancuara. Interesimi për të është i madh, por askush nuk i është afruar shifrës së kërkuar nga  Vitesse. "Askush nuk ka arritur shifrën që ne duam për Milotin deri më tani. Gjëja më e mirë për të është një vit i plotë në Vitesse dhe pastaj të bëjë një transferim te ndonjë skuadër më e madhe”,-shprehet drejtori teknik Marc van Hintum në një bisedë për mediet holandeze.  

21-vjeçari ka zgjuar interesimin e Hannover 96. Më herët për të janë interesuar edhe AC Milan, SSC Napoli, Udinese, Newcastle United, SC Freiburg dhe VfB Stuttgart./EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike