Viti 2019 vit i Milot Rashicës, Bremeni publikon statistikat e jashtëzakonshme të yllit nga Kosova

06 Tetor 2019

Milot Rashica është rikthyer nga lëndimi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ylli nga Kosova realizoi në ndeshjen e parë ndaj gjigantit gjerman Borussia Dortmund.

Por në përgjithësi viti 2019 ka qenë vit i jashtëzakonshëm për Rashicën te Werder Bremeni.

Në 19 ndeshje sa ka luajtur deri më tani në vitin 2019, Miloti ka qenë i përfshirë në 14 gola.

Nëntë herë ka realizuar vushtrriasi, derisa në pesë gola të tjerë ka asistuar.

Këtë statistikë brilante të Milotit e ka publikuar faqja zyrtare e Bremenit në Facebook.

“Milot Rashica ka qenë i përfshirë direkt në 14 gola në 14 ndeshje në Bundesligë në 2019-n. 9 gola, 5 asistime. Jemi të lumtur që je rikthyer përsëri Milot”, ka shkruar faqja zyrtare e Bremenit.

Ditën e sotme Bremeni do të luaj me Eintracht Frankfurtin dhe Rashica do të jetë titullar. /Telegrafi/

www.telegrafi.com