Vjen fitorja e parë për LeBron, Curry shënon 51 pikë ndaj Warriors / VIDEO

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
25 Tetor 2018 18:09
NBA

LeBron James mori më në fund fitoren e parë me fanellën e Los Angeles Lakers, duke ndihmuar skuadrën e tij të mposhte Phoenix Suns 131-113. Ylli i NBA shënoi 19 pikë, ndërsa dha edhe 10 asist dhe kapi 7 topa në tabelë, duke luajtur vetëm tre nga katër perioda.

Një fitore që vjen gjithashtu edhe me një “rekord”, pasi ishin plot 7 lojtarë të Lakers që regjistruan shifra të dyfishta sa u përket pikëve. Lance Stephenson me 23, JaVale McGee me 20, si dhe Kyle Kuzma me 17 ishin më kryesorët pas James.

Por njeriu i ditës ishte pa diskutim Stephen Curry, i cili shënoi 11 trepikësha duke kurorëzuar me 51 pikë fitoren spektakolare të Golden State Warriors, 144-122 kundër Washington Wizards. Curry u ngjit kështu në vendin e pestë të shënuesve të të gjitha kohërave sa u përket 3-pikëshave, ndërkohë që realizoi edhe 8 topa në tabelë dhe 7 asist.

Në ndeshjet e tjera, Toronto siguroi fitoren e pestë pasi mposhti 112-105 Minnesota Timberwolves; ndërsa Utah Jazz mposhti 100-89 Houston Rockets, që përveç mungesës së Chris Paul, humbi edhe shërbimet e James Harden për shkak dëmtimi./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike