Vjen goditja e madhe nga Chelsea, Havertz transferohet në Londër

04 Shtator 2020

Chelsea ka zyrtarizuar transferimin më të rëndësishëm të verës, talentin gjerman Kai Havertz.

Mesfushori ofensivë është bashkuar me Chelsean pas negociatave të stërzgjatura mes klubit londinez dhe Bayer Leverkusen.

21-vjeçari i është bashkuar Chelseat për 70 milionë euro, plus anglezët do të duhet të paguajnë edhe 30 milionë të tjera në formë bonusesh.

Havertz ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me The Blues, derisa është prezantuar nga trajneri Frank Lampard.

“Unë jam shumë i lumtur dhe krenar që jam këtu. Për mua është një ëndërr që të luaj në një klub të madh si Chelsea dhe mezi pres të takoj të gjithë lojtarët dhe trajnerët”, ka deklaruar Havertz.

Havertz bëhet njëri nga lojtarët më të shtrenjtë në histori të futbollit gjerman që largohet nga Bundesliga.

Reprezentuesi gjerman gjatë ditës së sotme u largua nga kampi i Kombëtares për të shkuar në Londër dhe ta nënshkruajë kontratën.

Gjermani është transferimi i gjashtë i Chelseat, pasi londinezët deri më tani kanë nënshkruar edhe me Timo Werner, Malang Sarr, Hakim Ziyech, Thiago Silva dhe Ben Chilwell. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Shfaq statistikat COVID-19

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan