Vjen Pogba, largohen Dybala e Costa?

11 Janar 2019

Juventusi do të duhet të sakrifikojë Douglas Costa për Paul Pogba, ndërsa Interi mund të synojë Paulo Dybala nëse Mauro Icardi largohet.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Manchester Unitedi iu përgjigj kërkesës së Juventusit për Pogban duke kërkuar Costan si pjesë të shkëmbimit.

Gazeta shpjegon se bardhezinjtĂ« nuk kanĂ« ndalur sĂ« menduari  pĂ«r francezin qĂ« nga kthimi i tij nĂ« Old Trafford nĂ« vitin 2016, ndĂ«rsa Unitedi ka ‘rĂ«nĂ« nĂ« dashuri’ me Costan dhe besojnĂ« se ai mund tĂ« jetĂ« ‘vdekjeprurĂ«s’ nĂ« LigĂ«n Premier.

Lexo po ashtu: Juventusi ka gati 80 milionë euro për rikthimin e Pogbas Lexo po ashtu: Juventusi informon Unitedin, Costa i lirë gjatë verës  

Megjithatë, Zonja e Vjetër do të preferonte të mbante ish-sulmuesin e Bayern Munichut, pasi ata gjithashtu e vlerësojnë shumë atë, dhe do ta shitnin 25-vjeçarin vetëm në një marrëveshje me para të gatshme.

Faqet e gazetës Tuttosport

Tuttosport gjithashtu raporton se vetëm Dybala mund të kompensojë humbjen e Interit në rast se Icardi nuk nënshkruan një kontratë të re.

Ky medium me bazë në Torino shkruan se marrëveshja ka kuptim, pasi drejtori i Nerazzurrëve, Beppe Marotta, e mori ish-lojtarin e Palermos në Torino.

Lexo po ashtu: Juventusi i vë çmimin Paulo Dybalas

NĂ« anĂ«n tjetĂ«r njĂ« transferim i Dybalas do tĂ« “garantojĂ« golat” sĂ« bashku me bashkĂ«vendasin e tij, Lautaro Martinez.

Interi do të duhet të presë që Juventusi të bëjë argjentinasin e disponueshëm për transferim, kështu që Marotta mund të ruajë marrëveshjen e tij për të mos i shqetësuar ish-lojtarët e tij dhe drejtorin sportiv të Fabio Paratici. /Telegrafi/

www.telegrafi.com