Vlera e 32 klubeve që do të luajnë në Ligën e Kampionëve është 16 miliardë euro

03 Shtator 2019

Edicioni i Ligës së Kampionëve 2019-2020 do të fillojë më 17 shtator, ku pritet sërish një garë e madhe.

32 klube janë të ndara në tetë grupe. Edhe këtë vit priten përballje të forta, por edhe shumë yje në fushë.

Pikërisht vlera e këtyre yjeve që do të zbresin në fushë rritet vit pas viti, ashtu sikurse rriten çmimet.

Lexo po ashtu: Zbulohen datat dhe oraret e ndeshjeve në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve

Në total do të përballen mes tyre futbollistë që të gjithë bashkë kanë një shifër prej 16 miliardë euro, sipas transfermarkt.de.

Klubi me organikën më të pasur është Manchester City i Pep Guardiolas.  Trajneri ka në dispozicion një skuadër me vlerë 1,27 miliard euro.

Real Madrid është i dyti me 1,18 miliard euro, ndërsa vendi i tretë është për Barcelonën që ka vlerë 1,16 miliard euro.

Liverpool është në vend të katërt. dhe është klubi i fundit të cilit vlera e organikës i kushton më shumë se 1 miliardë (1,07).  /Telegrafi/

www.telegrafi.com