Vllaznia befason në start, rrëmben e vetme kreun, ecuri perfekte e shkodranëve

08 Nëntor 2020

Dy fitore në dy ndeshjet e para i dhurojnë kreun Vllaznisë. Shkodranët befasojnë në këtë start të sezonit me një ecuri perfekte, katër gola të shënuar asnjë i pësuar.

Pas Apolonisë, kuqeblutë mposhtin edhe Skënderbeun në transfertë me rezultatin e pastër 0-2. Haris Dilaver realizoi golin e parë në minutën e 33-të ndërsa në të 42-tën ishte braziliani Da Silva ai i cili hipotekoi këtë fitore.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com