Vllaznia e fitoreve, Lika e sheh të vështirë në ‘derbi’

Vllaznia është kualifikuar në raundin pasardhës të Kupës së Shqipërisë, front që kuqeblutë nuk i ndahen edhe pse duan të sigurojnë rikthimin në Superiore. Dy pista që trajneri Hasan Lika ka marrë rezultatet që ka dashur. Në pesë ndeshje zyrtare ka fituar katër prej tyre, ndërkohë që vetëm takimi i parë në Kupë ka përfunduar në barazim 1-1.

Hasan Lika ka gjetur atë që priste, gola dhe fitore në Shkodër, kështu që çdo gjë është në favorin e tij. Por, sfida e javës së katërt të kampionatit i rezervon një ndeshje jo pak të fortë. Besëlidhja që ka gjashtë pikë në tabelën e klasifikimit dhe që ka vetëm një humbje, atë kundër Dinamos, do të bëjë të pamundurën që në shtëpi të marrë atë që do, tri pikët.

Skuadra e Ndriçim Kashamit është e ndërtuar mbi bazën e elementit të vjetër dhe me prurje të reja që janë bashkëngjitur mirë skuadrës, kështu që kuqeblutë nuk do ta kenë aspak të letë.

Kjo ndeshje është pothuajse derbi, sepse afërsia mes qyteteve, por edhe rivalitet i hershëm pritet që të japin frytet e duhura. Natyrisht, prej më shumë se një dekade nuk luhet mes këtyre dy skuadrave, kështu që emocionet do të jenë të pranishme.

Pas ndeshjes së Kupës së Shqipërisë tekniku Lika u shpreh optimist për të ardhmen, gjithnjë i bazuar mbi faktin se ka lojtarë me potencial si Malota dhe Ignat në mbrojtje, Lika në mesfushë e Junior në sulm. Kjo ndeshje do të vijë për publikun edhe nëpërmjet pamjeve të RTSH-së. /EDS/

***************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan