Vllaznia fiton duelin e mbijetesës me Teutën

Vllaznia zhvilloi një ndeshje të madhe në “Loro Boriçi” duke fituar duelin e mbijetesës me Teutën. Kuqeblutë regjistruan fitoren e parë këtë edicion kundër bregdetarëve, teksa tani e shohin veten në vend të shtatë me katër pikë më shumë se Teuta, që tani rrezikon shumë qëndrimin në Superiore. Ndeshja nisi me 1 minutë heshtje në nder të viktimave që humbën jetën në aksidentit tragjik të mbrëmjes së djeshme në Shkodër.

PJESA E PARË – Vllaznia i mbylli 45′ minutat e para në avantazh të dy golave. Në minutën e 16’ Vucaj i afrohet golit pas një goditjeje dënimi, por topi përfundoi jashtë. Teuta përgjigjet pas 3’ minutash, po me një goditje standarde të fituar nga Alhasan, të cilën e merr përsipër Çyrbja. Kapiteni gjuan bukur, por topi përplaset në mur dhe përfundon në këndore. Loja bëhet interesante me sulme dhe kundërsulme. Hakajn e ndal vetëm traversa në minutën e 25’, pas një goditje të fuqishme nga distanca. Në aksionin e radhës të rrezikshëm, Vllaznia kaloi në avantazh me anë të sulmuesit Eraldo Çinari, që mposhti portierin Kastrati, duke shënuar një gol të shkëlqyer (27’). Pak para fundit Vllaznia shënoi edhe golin e qetësisë me anë të mbrojtësit Renato Malota, i cili me kokë mposhti Kastratin, pas një goditje këndi. (36’) /EDS/

PJESA E DYTË – Miqtë e nisin në sulm ndeshjen, duke qenë se nuk kanë çfarë të humbasin. Në minutën e 52’ Latifi i afrohet golit, por gjuajtja e tij përfundon ngjitur me shtyllën e djathtë të portierit Sheri pas një goditjeje dënimi. Sërish ata që rrezikojnë janë “Djemtë e detit”, në minutën e 66’ Kruja ka një shans të shkëlqyer për të rihapur ndeshjen, por i vetëm përballë portierit gabon. Në avantazh të dy golave, kuqeblutë mundohen të kontrollojnë lojën dhe provojnë me kundërsulm. Pavarësisht dëshirës së madhe të Teutës, pjesa e dytë nuk prodhon gol dhe për rrjedhojë bregdetarët kthehen me humbje në shtëpi. /EDS/

Vllaznia 2-0 Teuta

Shënues: Çinari 27′, Malota 35′

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Mersini, Krymi, Vucaj, Orelesi, Lika, Çinari, Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka

Teuta: Kastrati, Gjeorgjievski, Shkalla, A.Bilali, Hakaj, Hrkaç, Çyrbja, Beqja, Lajthia, Alhasan, Latif. Trajner: Gentian Begeja

Gjyqtar: Juxhin Xhaja

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan