Vllaznia në ajër, ‘audicioni’ përfundoi

Vllaznia ende nuk duket në horizont. Nëse të gjitha skuadrat e Kategorisë së Parë kanë nisur nga puna për sezonin e ri, në Shkodër e kanë fjetur mendjen dhe nuk kanë ndërmend që të nxjerrin në fushë lojtarët. Ka shumë nën kontratë dhe shumë të tjerë që presin të thirren për të dhënë kontributin për skuadrën e qytetit, por që nuk ka një dorë që t’i mbledhë.

Që nga mbledhjet dhe burokracitë për të zgjedhur bordin drejtues e deri te përzgjedhja e stafit teknik, në Shkodër kjo situatë i ngjan një situate kaotike që është aq e lehtë ta zgjidhësh, por aq e vështirë ta bësh realitet kur mendon që ka lloj – lloj mendimesh brenda. Kjo, për faktin se ende nuk ka një president.

Stafi – Audicionet për trajner dhe drejtor sportiv përfunduan, ndërsa do të shihet se kush do të jetë ata që do të përzgjidhet në postet respektive. Emrat kanë dalë, por ende nuk është përcaktuar. Kur duhen edhe 34 ditë nga nisja e sezonit të Kategorisë së Parë, Vllaznia është në ajër. Normalisht në ajër, sepse të gjithë janë të vonuar, ndoshta pushimet e verës bëjnë të vetën në Shkodër. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan