REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
Vllaznia është duke bërë afrime të bujshme për pjesën e mbetur të kampionatit

Vllaznia nuk e mbyll merkaton... në dalje

12 Janar 2018 23:37

Vllaznia është duke bërë afrime të bujshme për pjesën e mbetur të kampionatit. Kontrata të majme, teksa drejtuesit duan që të dalin nga kriza e fazës së parë dhe të kërkojnë pikët e humbura për të qëndruar në kategori apo çuditërisht të kërkojnë Europën.

Shkodranët kanë afruar Sukajn, Berishën, Mersinin e Malotën, kërkojnë Pero Pejiçin ndërsa nuk kanë mbyllur ende merkaton në dalje. EDS mëson ekskluzivisht se do të ketë dhe dy shkodranë që do të lënë skuadrën.

Bëhet fjalë për portierin e talentuar Alen Sherri, të cilit do t’i jepet hapësira në një skuadër tjetër që të rrisë cilësinë e tij, gjithnjë në formë huazimi. Ndërsa të njëjtën gjë do të bëjë edhe me Arsid Krujën. Ky i fundit nuk po përjeton formë të mirë sportive, gjë që detyron klubin ta huazojë. Gjithçka për momentin është në kuadrin e bisedimeve brenda skuadrës, por që në orët në vijim mund të jetë fakt i kryer. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Një rikthim dhe një mungesë në radhët e të kuqve

Starova qetësohet për mbrojtjen, shqetëson sulmuesi

21 Janar 2018 18:15

Ka nisur para pak minutash seanca stërvitore në kompleksin e Kamzës. Trajneri Sulejman Starova, përveç mungesës së gramshiotit Lorenc Trashi, sot ka vijuar të mos ketë në listën e tij edhe sulmuesin Edgar Çani.

Ky i fundit duket se vijon ende me fazën rikuperimit dhe ndoshta mund të jetë gati disa javë më vonë. Por, rikthimi i Arbnor Fejzullahit duket se i ka kthyer buzëqeshjen Starovës. Ky i fundit do të nisë të bëjë më mirë llogaritë për qendrën e mbrojtjes apo edhe për krahun e djathtë.

Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, mbrojtësi po kryen stërvitje e diferencuar. Stafi mjekësor ende nuk ka dhënë përgjigjen përfundimtare, e cila do të qetësojë si lojtarin ashtu edhe trajnerin për të bërë llogaritë më mirë për ndeshjet e kampionatit. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Dy lojtarë të rinj për Sulejman Starovën

Partizani në fushë, mungesa dhe dy afrime të rëndësishme

21 Janar 2018 17:54

Partizani iu është kthyer përgatitjeve në tokën shqiptare. Në stërvitjen e mbrëmjes së sotme në fushë janë parë dy afrime të reja, Senad Hysenaj dhe Emran Ramadani. Hysenaj luan në krahun e majtë, ndërsa Ramadani është sulmues.

Emran Ramadni vjen nga radhët e Renovës, ndërsa Hysenaj nga Vllaznia B. Është trajneri Sulejman Starova që do të thotë fjalën e fundit për lojtarët. Megjithatë, zhvillime pritet që të ketë në ditët në vijim në kampin e kuq.

Më tej, EDS raporton ekskluzivisht se në stërvitjen e sotme ka munguar Lorenc Trashi. Ky i fundit pas debatit me Starovën, çështje ende e pasqaruar, nuk është parë në stërvitje. Sa i përket drejtorit Antonelo Preiti, ky i fundit ka qenë në stërvitje duke vëzhguar ekipin. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Qendërmbrojtësi vlonjat nuk gjen më hapësira në ekip

Luftëtari plotëson çdo repart, gati largimi në mbrojtje

21 Janar 2018 17:03

Luftëtari bëri disa prurje gjatë merkatos së janarit, duke përforcuar të gjithë repartet ku kishin boshllëqe gjatë fazës së parë. Por, numri i futbollistëve tashmë ka kaluar shifrën 25, kështu që klubi është i detyruar që të bëjë disa largime.

Përveçse ka huazuar disa lojtarë në Kategorinë e Parë, tashmë pret që të heq nga grupi edhe një tjetër emër, të cilin e kanë në pronësi. Valdo Zeqaj, i afruar gjatë merkatos së verës, tashmë nuk po gjen hapësira në ekip.

Kështu, klubi është duke kërkuar skuadër në elitë për ta dhënë “borxh” për pjesën e mbetur të kampionatit. Pritet që në ditët në vijim të vijë dhe zyrtarizimi i vlonjatit, i cili dëshiron të mbetet pjesë e elitës. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Tifozët e kuq marrin shumë përgjigje

Partizani fillon përgatitjet, sa shumë pikëpyetje

21 Janar 2018 16:09

Skuadra e Partizanit do të rifillojë stërvitjen, në kompleksin sportiv në Kamzë. Të kuqtë i ndan1 orë nga fillimi i përgatitjeve me trajnerin Sulejman Starova që do të marrë shumë përgjigje. Tekniku rikthehet me stërvitjen në tokën shqiptare, pas kthimit nga Antalia ku zhvilluan fazën përgatitore.

Me interes të madh do të shihet nëse mesfushori Lorenc Trashi do t’i bashkohet grupit të stërvitjes, apo nuk do të jetë me ekipin e parë. Me interes pritet nëse në stërvitjen e të kuqve do të jetë sulmuesi Edgar Çani, pasi ai i ka kërkuar drejtuesve kohë deri në fund të janarit. Afrimi i tij me grupin duket larg.

Afrimet e reja do të zhvillojnë për herë të parë stërvitje në Kamzë. Belica dhe Lukas, ndërsa duhet parë nëse do të jetë edhe ndonjë fytyrë e re në stërvitje. Të kuqtë rinisin përgatitjet për ndeshjen kundër Flamurtarit. Atmosfera nuk është aspak pozitive. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment