Vllaznia prezanton Avdiaj, Djarmati nxjerr në shitje Dungën

07 Janar 2021

Vllaznia vijon revolucion e nisur gjatë verës, këtë herë në një fazë ndryshe, duke larguar fillimisht lojtarët që nuk arritën të gjenin hapësira, ata që nuk bënin pjesë në planet e trajnerit Brdaric ndërsa nuk mungojnë as afrimet zyrtare, si në rastin e Albion Avdiaj. Ish sulmuesi i Tiranës ka prishur kontratën me konsensus me bardheblutë ndërsa nuk ka humbur kohë duke u prezantuar si goditja e parë e shkodranëve në këtë merkato dimri. Avdiaj nuk preferon të kthej kokën pas por shpreson që me kuqeblutë të arrij të tregoj se sa vlen:

“Nga Tirana te Vllaznia – Shpresoj që po të jetë ndryshe. Kam qenë 5 muaj këtu në Shqipëri pa asnjë ndeshje në kampionat. Është eksperienca e parë për mua.

Tirana – S’kam pse të flasë. E kam mbyllur me Tiranën. Tani dua të shikoj përpara.

Brdariç – Trajnerin e njoh që kur ka qenë te Volfsburgu. Skam çtë flas më tepër, dua të flas fushë.

Premtim – S’kam premtim tjetër. Dua të tregoj veten në fushë.

Besim se Vllaznia mund të fitojë titullin – Kam besim që Vllaznia do të dalë kampion. Kam parë ndeshjet dhe të gjithë punojnë së bashku dhe duam të arrijmë diçka”, u shpreh Avdijaj si lojtar i Vllaznisë.
Gjatë prezantimit të Avdiaj ishte i pranishëm edhe drejtori sportiv, Matko Djarmati i cili hodhi poshtë zërat e shumë dhe të zhurmshëm që lidhen me Vllazninë ndërsa theksoi se Dunga është nxjerrë në shitje:
“Dunga – Sot po aplikon për vizën shqiptare. Pasaportën e ka marrë, po aplikon për vizën shqiptare. Gjërat në Kenia nuk funksionojnë si këtu në Shqipëri. Do kisha qejf të shkja me të, por skemi mundësi. Ka kontratë me klubin, është në treg për shitje. Çdo ekip që pretendon ta marrë, ka klauzolën. Ka kontratë me ne dhe presim të vijë.

Largimet – Ne mendojmë për çdo boshllëk që kanë lënë lojtarët. Ata që nuk kanë minutazh të mjaftueshëm dhe nuk janë të kënaqur, i kemi lënë të lirë”, deklaroi Djarmati.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com