Vllaznia zë mend, firmos me kapitenin e të rinjve

Humbja e mbrojtësit Senad Hysenajt ka “zgjuar” nga gjumi drejtuesit e Vllaznisë. Ata janë vënë në lëvizje dhe kanë firmosur me kapitenin e U-19, Arsaed Rahovën. Shtatshkurtri ka bindur drejtuesit me paraqitjet e mira, pa harruar se për diçka të tillë ndikoi edhe humbja e dy elementeve nga Akademia: Hysenajt dhe Hotit te Kamza.

Rahova ka nënshkruar për 3 vite dhe është një lojtar i perspektivës. Ai do të ndiqet nga drejtuesit e kuqebluve dhe do të fillojë stërvitjen me ekipin e parë. Prezantimi i tij u bë nga Drejtori i Akademisë së Vllaznisë, Alban Hasani.  

“Klubi i Futbollit Vllaznia ka zyrtarizuar sot një tjetër firmë në kontratë. Këtë herë me një futbollist të Akademisë Vllaznisë. Bëhet fjalë për lojtarin e ekipit U-19 Arsaed Rahova. Kontrata e tij me klubin ka një afat trevjeçar. Rahova është kapiteni i ekipit U-19 dhe ka spikatur me paraqitjet e tij teksa luan edhe si mbrojtës krahu por edhe si mesfushor. KF Vllaznia asnjëherë nuk e ka hequr vëmendjen nga lojtarët me të dhëna të mira të Akademisë së tij dhe padyshim që do të vazhdojë t’i trajtojë siç duhet ato sepse e ardhmja është e këtyre futbollistëve”, – përfundon lajmërimi i klubit. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan