VOX POP 12 Shkurt | Forca! Forca! Ja ç'të bën tullumbaci

Ti mund ta lexosh kete ne 0 min.
12 Shkurt 2018 11:41
Kjo video është për të mos u humbur

Nga dështak në legjendë, Michael Jordan sot bën 55 vjeç

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
17 Shkurt 2018 13:16
Urime për basketbollistin që fitoi çdo sfidë

Kur ishte në gjimnaz, ai u përjashtua nga ekipi i parë sepse ishte shtatshkurtër. Por që kur ai nisi të luante basketboll, nuk u ndal më. Ky është Michael Jordan, i cili është kthyer në një legjendë dhe një shembull që merret nga të gjithë sportistët anembanë botës.

Ai ka arritur çdo objektiv të mundshëm që kishte përcaktuar, arriti të fitojë çdo betejë individuale dhe në grup dhe pati kurajën që të tërhiqej e më pas të kthehej më i fortë se më parë. Dhe çdo fitore e Jordan-it u arrit duke u stërvitur shumë, me djersë dhe vendosmëri nga një atlet i cili gjithnjë i ka konsideruar si iluzione limitet e vendosura nga njeriu. Sot një nga sportistët më të mëdhenj e të talentuar të të gjitha kohërave feston 55 vjetorin e tij të lindjes. Edhe 100 Michael Jordan!

 

VIDEO/ Nga gazetaria te seksi, Aulona Musta i rrëfen të gjitha

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
16 Shkurt 2018 10:39
Gazetarja simpatike flet për 90 seconda me Eraldon

Në puntatën e radhës të "90 seconda me Eraldon", Eduasportin.com ka intervistuar gazetaren e njohur të show-bizz, Aulona Mustën. Gazetarja simpatike e "Thumb" për 90 seconda i ka rrëfyer të gjitha nga fusha e medias e deri te seksi.

E njohur ndryshe edhe si vajza e ish-futbollistit, Perlat Musta, Aulona tregon marrëdhënien me sportin, simpatinë për Inter-in, ku nuk i ka kursyer as “thumbat” për rivalët milanistë. Si një vajzë pa komplekse, tashmë prej vitesh në botën e televizionit, Aulona ka komentuar edhe mënyrën se si shumica e femrave punësohen në TV. Për më shumë duhet të ndiqni intervistën për të dëgjuar përgjigjet e plota të gazetares simpatike të ekranit shqiptar. /EDS/

 

VOX POP 9 shkurt | Ja çfarë mendojnë shqiptarët për fitoren e Dukës

Ti mund ta lexosh kete ne 0 min.
9 Shkurt 2018 19:40
Zgjedhja për të pestën herë në krye të FSHF

Në “VOX Pop”-in e radhës ne të “Eduasportin” kemi menduar të pyesim qytetarët shqiptarë këtë herë se çfarë mendojnë ata për rizgjedhjen e Armand Dukës në postin e presidentit të FSHF-së për të pestën herë. Ka nga ata që mendojnë se verdikti i votuesve ishte i drejtë ashtu siç ka edhe nga ata mendojnë se kishte nevojë për një ndryshim në krye të qeverisë së futbollit.

Për të mësuar më shumë ndiqni videon e përgatitur nga Eduasportin me përgjigjet më pikante:

10 treshet e sulmit më të frikshme të shekullit të 21-të

Ti mund ta lexosh kete ne 4 min.
7 Shkurt 2018 14:14
Nga Chelsea te Barça çfarë sulmesh

Në fitoren e trofeve të rëndësishëm dhe arritjen e triumfeve të mëdha një rol të madh ka edhe reparti ofensiv në futboll. Skuadrat kanë nevojë për bombera përpara portës, që të thyejnë mbrojtjet rivale e t’i udhëheqin ata drejt lavdisë. Përgjatë historisë, kanë qenë të shumta skuadrat anembanë botës të cilat kanë shënuar shumë gola dhe kanë bërë historinë. E një rol të madh kanë luajtur sulmuesit. Në këtë aspekt, revista britanike “FourFourTwo” ka përcaktuar tredhëmbëshat më të frikshëm të shekullit të 21-të. 

10.Chelsea, 2016-2017 (Eden Hazard, Diego Costa, Pedro Rodriguez)

Shumë vlerësime mori N’Golo Kante në mesfushë ndërsa Chelsea fitoi Premier League-n sezonin shkuar, gjithsesi nuk duhet nënvlerësuar as influenca e Antonio Conte-s. Eden Hazard rigjeti formën më të mirë, Pedro u rikthye ai i kohëve të Barçës dhe Diego Costa...thjesht ngeli Diego Costa.

 

9.Napoli, 2016- vazhdon (Lorenzo Insigne, Dries Mertens, Jose Callejon)

Në dy sezonet e fundit, sulmi i Napolit përbëhet nga Insigne, qendërsulmuesi belg Mertens dhe lojtari tjetër i krahut Callejon. Sezonin e shkuar Napoli realizoi 94 gola, ku 60 prej tyre u realizuan nga ofensiva. Në këtë vit futbollistik, treshja ka shënuar 34 gola në të gjitha kompeticionet.

8.Porto, 2009-2011( Hulk, Radamel Falcao, Silvestre Varela)

“Dragonjtë” nën drejtimin e Andre Villas-Boas-it ishin një skuadër e pakonkurrueshme në futbollin portugez. Ata shënuan 86 gola në sezonin 2010-2011, një nga më të suksesshmit në historinë e klubit ku përveҫ titullit kampion, ata siguruan dhe Kupën e Portugalisë dhe Europa League-n.

7.Borussia Dortmund, 2012-2013 (Mario Götze, Robert Lewandoëski, Marco Reus)

Në vitet 2010-2013 Borussia Dortmund-i, e drejtuar nga Jurgen Klopp-i ishte një makth për ekipet gjermane. Verdhezinjtë siguruan dy tituj kampion dhe finalen e parë të Ligës së Kampioneve pas 16 vitesh. Ndeshja më e arrirë mbetet shkatërrimi i Real Madridit në gjysmëfinalen e 2013-ës, ku polaku Robert Lewandowski mposhti i vetëm me 4 gola “Galaktikët”.

 

6.PSG, 2017-vazhdon (Neymar Jr., Edinson Cavani, Kylian Mbappe)

Driblimet marramendëse të Neymar-it, dinamizmi i Mbappe-së dhe saktësia e Cavani-t kanë krijuar një PSG të frikshme. Kostoja e sulmit është 450 milionë euro. Tridhëmbëshi ka realizuar 69 gola dhe ka dhënë 30 asiste.

5.Manchester United, 2007-2009 (Carlos Tevez, Wayne Rooney, Cristiano Ronaldo)

Ky sulm ishte arsyeja e dominimit të “Djajve të Kuq” në Angli dhe Evropë. Tifozët e Manchester United-it e quajnë këtë linjë sulmi si”Trinia e Shenjtë”. Në sezonin 2007-2008, United-i arriti të fitojë Premier League-n, FA Cup dhe Ligën e Kampioneve. CR7 26 gola, Rooney 20 dhe Tevez e Berbatov 29 gola mes tyre.

 

4.Barcelona, 2007-2009 (Thierry Henry, Samuel Eto’o, Lionel Messi)

Henry, Eto dhe Messi ishin të pandalshëm në sezonin 2008-2009. Barҫa arriti një rezultat historik; fitoi tri trofetë kryesorë (Kupa e Mbretit, La Liga dhe Liga e Kampioneve). Të tre së bashku realizuan  100 gola në vetëm 2008-2009.  Forca sulmuese e Barҫës u tregua në fitoret e thella 6-2 kundër Real Madridit në “Santiago Bernabeu”, 6-0 kundër Atletico Madridit dhe 4-0 ndaj andaluzianëve të Sevillas.

3.Real Madrid, 2013-vazhdon (Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Gareth Bale)

Madrilenët u kthyen si “Mbretër të Evropës” kur Gareth Bale u ble nga Florentino Perez në verën e 2013-ës. Të tre bashkë shënuan 400 gola bashkë dhe fituan tri Liga Kampionesh. Por gjërat kanë ndryshuar. Bale vetëm po dëmtohet kurse Benzema-ja nuk e ka më dashurinë e tifozëve. Ndërsa portugezi Ronaldo e ka humbur shkëlqimin.

 

2.Brazil, 2002 (Ronaldinho, Ronaldo, Rivaldo)

Brazili triumfoi në Kupën e Botës në 2002, por ajo që bëri më shumë përshtypje ishte mënyra se si fitoi. Skuadra e drejtuar nga Luis Felipe Scolari realizoi 18 gola dhe pësoi 4. Tridhëmbëshi realizoi 15 nga 18 golat, me të paktën një nga sulmuesit që shënoi në çdo takim. Ata janë një nga repartet ofensive më të frikshme në historinë e futbollit ndërkombëtar.

 

1.Barcelona, 2014-2017 (Lionel Messi, Luis Suarez, Neymar Jr.)

Tri lojtarë. Tri sezone. Shtatë trofe me rëndësi. Një total prej 172 asistesh dhe 364 golash. Asnjëherë më parë nuk ka parë bota e futbollit një kombinim si ai midis Lionel Messi-it, Luis Suarez-it dhe Neymar-it. E diçka e tillë nuk ka për të ndodhur shpejt. Gjatë kohës së bashku, nga katër futbollistët më të mirët e botës, tre ishin të Barçës. Me një Messi jashtëtokësor në të djathtë, një Luis Suarez guximtar në qendër dhe një Neymar në lulëzim në të majtë, ishte e pamundur për mbrojtjet rivale që të mund t’i ndalnin ata.