Vox Pop 23 dhjetor | Emocionet e El Classico-s

Ti mund ta lexosh kete ne 0 min.
6 Shkurt 2018 17:39
Emocionet dhe reagimet e tifozëve gjatë El Classico-s

VIDEO | Sebino Plaku zbulon pengun më të madh të karrierës së tij

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
3 Maj 2018 20:37
Mësojeni në EDS

Sulmuesi Sebino Plaku ishte i ftuari i radhës në “90 sekonda me Eraldon” në “Eduasportin.com”. Kapiteni i Kamzës foli për gjithçka, nga aventura me kamzalinjtë, mbijetesa, tek e ardhmja e afërt. Ai beson, se pavarësisht sulmeve që po i bën në fund të edicionit, kryeqytetasit do të arrijnë të qëndrojnë në Kategorinë Superiore, ndërsa e pranon se këtë rrisk e ka marrë parasysh, që kur zgjodhi të bashkohej me ta pas largimit me polemika nga Skënderbeu. 32-vjeçari ka patur një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, por gjatë saj ka hasur shumë vështirësi si në Poloni kur u transferua tek Slask Wroclaw. Ai flet për momentet, kur është përballur me racizëm dhe zbulon pengun më të madh të karrierës së tij. Për më tepër ndiqni intervistën e tij.

Aktualisht Kamza pozicionohet në vend të shtatë në kuotën e 38 pikëve, katër më shumë se Teuta e parafundit në klasifikim, ndërsa Plaku është golashënuesi më i mirë i skuadrës me 12 gola dhe golashënuesi i tretë më i mirë në Kategorinë Superiore. Para tij janë vetëm Soëe dhe Guri me nga 14 dhe 17 gola. /EDS/

VIDEO | Sulmuesi më i mirë kuqezi? Përgjigja e Bushit do ju befasojë!

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
26 Prill 2018 19:59
Intervista pa dorashka për EDS

Trajneri i Kombëtares së Shpresave, Alban Bushi, ishte i ftuar në “90 sekonda me Eraldon”. Ish-golashënuesi i Shqipërisë ka folur për shumë tema, ndërkohë që ka befasuar kur është pyetur se cili është sulmuesi më i mirë i kombëtares shqiptare, që në fakt nuk është ende pjesë e planeve të Christian Panucci-t. “Sulmuesi më i mirë i kombëtares? Është Rei Manaj. E kam stërvitur vetë, e kam parë se çfarë cilësish ka. E kam këshilluar të punojë shumë”, thotë Alban Bushi në intervistën e tij. Më tej, tekniku i përfaqësueses U-21 flet edhe skuadrën që ai drejton dhe nuk polemika për faktin që u privua nga dy yjet e skuadrës para ndeshjeve me Sllovakinë, pasi u morën nga Panucci me Kombëtaren A.

“Ndihem mirë si trajner i Shpresave. Patjetër që jam i zhgënjyer nga rezultatet e eliminatoreve të Evropianit. Nuk i prisja dy humbjet me Sllovakinë. Çfarë shkoi keq? Kishim pothuajse 11 mungesa. Vendimi i Panucci-t për të marrë Abazajn dhe Baren? Panucci është një trajner i ri dhe duhet ta kuptojmë të gjithë. 60% e kombëtares U-21 janë të gatshëm për Kombëtaren A”, - shprehet Bushi.

Trajneri ka rezerva për kampionatin shqiptar dhe shigjeton trajnerët për nivelin, ndërkohë që shpreh admirimin për idhullin e tij në futbollin shqiptar. “Në përgjithësi ka diferenca mes lojtarëve të kampionatit shqiptarë dhe atyre që luajnë jashtë. Lojtarët e kampionatit shqiptar bëjnë shumë gabime faktikisht. A janë problemet te trajnerët? Mendoj që po, - thotë Bushi. - Është më e vështirë të jesh trajner se sa lojtar. Futbolli është më shumë marketing sot. Sulmuesi më i mirë i kombëtares i të gjitha kohërave është Arben Minga dhe pas tij Agustin Kola. Skuadra më e mirë me të cilën kam luajtur është Trabzonspor. Tifoz jam me Tiranën. Më vjen keq për dënimin e Skënderbeut, nuk e meriton”, - deklaroi Alban Bushi në intervistën e tij për Eduasportin.com./EDS/

Vox Pop/ Bayern-Real, kush e fiton gjymëfinalen e Champions League?

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
25 Prill 2018 18:51
Shqiptarët tregojnë preferencat e tyre

Champions League uli siparin e ndeshjeve të gjysmëfinaleve, pasi mbrëmjen e djeshme Liverpool dhe Roma dhuruan një ndeshje spektakolare. Anglezët triumfuan me rezultatin 5-2, por në fund fitoi futbolli. Ai vërteti që të fal emocione pafund. Sonte, takimi i dytë gjysmëfinale i këtij trofe premton dhe më shumë emocione. Dy gjigantë të futbollit evropian si Bayern Munchen dhe Real Madrid do të përplasin brinjët mes tyre, prej orës 20:45, në mitikun “Allianz Arena”. Sfida mes këtyre dy ekipeve ka dhuruar gjithmonë ndeshje spektakolare, gola, sherre dhe emocione. Të dy ekipet janë përballur shpesh mes tyre dhe historia ka treguar se rivaliteti ka qenë dhe është shumë i ashpër.

Po shqiptarët, çfarë mendojnë? Në vendin tonë ka shumë tifozë të Bayern Munchen-it, por as madrilenët nuk mbeten mbrapa. Arjena dhe Eraldo kanë pyetur qytetarët e thjeshtë në lidhje me takimin e sotëm. Disa janë përgjigjur për vendasit, ndërsa disa të tjerë për miqtë. Në fund, ka dhe prej atyre që guxojnë të na lënë takim në Vox Pop-in tjetër, pasi mendojnë se kanë gjetur finalistët e këtij kompeticioni. Një sfidë që pranohet nga ana jonë, pasi futbolli bashkon njerëz! /EDS

 

90'' me Eraldon / Kërcënimi i frikshëm për Jeminin: Do të të pres fytin!

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
18 Prill 2018 12:54
Ish-gjyqtari rrëfen prapaskenat skandaloze të futbollit shqiptar

Të gjithë biem dakord në një pikë: futbolli shqiptar ka shumë prapaskena dhe të fshehta. Askush nuk guxon të thotë se kampionati ynë nuk ka aleanca, apo gjyqtarë të kapur. “Gabimet njerëzore” të javëve të fundit nga xhaketat e zeza e kanë treguar qartë këtë gjë. Njerëzit që dalin e flasin hapur për kapje gjyqtarësh dhe presione nga Federata Shqiptare e Futbollit, apo arrogancën dhe kërcënimet e presidentëve drejt tyre janë të rrallë, por ne kishim fatin që të bisedonim me njërin prej tyre. Ish-gjyqtari i FIFA-s, Lorenc Jemini, ishte i ftuar në “90 sekonda me Eraldon”. Ai foli në lidhje me eksperiencën e tij si gjyqtar, por dhe kërcënimet më të forta që ka marrë.

 

Jemini tregohet i sinqertë kur deklaron se ka gjyqtarë të kapur, ai është e qartë dhe i prerë: “Po”.  Një deklaratë e tillë është shumë e fortë, pasi bëhet fjalë për një person i cili është “i brendshëm” në kampionatin shqiptar duke qenë se ishte aktiv deri sezonin e shkuar dhe i njeh mjaft mirë situatat me të cilat përballen gjyqtarët.

Në të njëjtën deklaratë, Jemini rrëfen hapur se presioni për gjyqtarët vjen nga dy kampet, si nga Federata Shqiptare e Futbollit e si nga presidentët e klubeve. Ai pohon se presidenti më agresiv është ai i Laçit, Pashk Laska. Ish-gjyqtari i FIFA-s e pranon se i kanë kërkuar të favorizojë skuadra të ndryshme, por dhe para për të mbajtur ndeshje të caktuara. 44-vjeçari mendon se arbitrat gjykojnë më mirë jashtë Shqipërie, pasi nuk kanë presion. Kërcënimi më i rëndë është i frikshëm: “Do të të pres fytin, më ka thënë një shofer i Vllaznisë”, - shprehet Jemini duke treguar pak a shumë se me sa vështirësi përballen gjyqtarët. Ai flet dhe për rastet kur është sulmuar nga drejtuesit dhe tifozët jashtë fushe. Shoqata e gjyqtarëve e pavaruar? Sigurisht që jo! /EDS