Vox Pop 5 janar | Një mallkim për skuadrën më antipatike

Ti mund ta lexosh kete ne 0 min.
6 Shkurt 2018 13:48
Përfundimisht, shqiptarët e urrejnë Interin!

90'' ''flakë fare'' me Vajzën e Zjarrit | VIDEO

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
8 Gusht 2018 14:20
90 sekonda me EDS

Ajo njihet kudo si “Vajza e zjarrit”, por është shumë më tepër se kaq. Klaudja Duro ishte e ftuara e eduasportin.com për këtë javë duke na rrëfyer diçka nga karriera e saj në arenën e cirkut por edhe planet për të ardhmen, në fushën profesionale dhe personale.

Klaudja tregon për nisjen e karrierës si akrobate cirku dhe vështirësitë që ky profesion ka në përgjithësi, por veçanërisht në Shqipëri. Pasionin për cirkun Klaudja e ka të trashëguar nga familja, pasi mamaja e saj ka qenë prej 40 vitesh pjesëtare e Cirkut Kombëtar.

Ajo ka qenë gjithashtu pjesë e cirkut të famshëm italian “Bellucci”, eksperiencë shumë e bukur por me një numër të frikshëm, të cilin Klaudja e zbulon në intervistën tonë.

Për më shumë shihni videon pasi është “flakë fare”…/EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

VIDEO | Zogaj shpalos objektivat me Laçin dhe tregon idhullin e tij

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
30 Korrik 2018 16:54
Ja kujt i druhet ai

Sulmuesi premtues i Laçit, Silvio Zogaj ishte i ftuari i radhës në 90’ me Eduasportin.com. 21-vjeçari që në këtë sezon shpreson të ketë më tepër minuta me kurbinasit, shfaqet i kënaqur për zgjedhjen që ka bërë, ndërsa gjatë kësaj interviste ai tregon disa të pathëna për hapat e parë në karrierën e tij, por gjithashtu ai ndalet edhe te ambiciet dhe idhulli i tij, i cili është super ylli portugez Cristiano Ronaldo.

Kategoria Superiore ka treguar se gjithmonë është tepër e vështirë për lojtarët e rinj, për shkak se u besohet më tepër lojtarëve me eksperiencë, me trajnerët që ngurrojnë t’u japin shumë minuta të rinjve. Gjithsesi Zogaj beson se ky është sezoni ku ai do të shfaqë më të mirën, ndërsa shpreson që të shpallet talenti i sezonit. Një synim i madh, që kërkon shumë përpjekje, por kjo gjë nuk e tremb lezhjanin, që tani ka më tepër eksperiencë dhe pas aventurës me Luftëtarin e Gjirokastrës. Për më tepër ndiqni intervistën me Silvio Zogajn, i cili flet pa doreza. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

VIDEO | Duro tregon se çdo të thotë të jesh një i apasionuar pas Freestyler

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
26 Korrik 2018 17:30
Ja ambiciet e tij

"Freestyler" ose xhonglimi është një sport i veçantë, i bukur dhe me elementë artistikë që e bëjnë mjaft tërheqës. Në vendin tonë ky sport nuk është shumë i njohur dhe ka pak të rinj që e praktikojnë, ndërsa nuk ka një aktivitet të rregullt sportiv. Megjithatë kjo gjë nuk e ka ndaluar Fabian Duron, t’i kushtojë një pjesë të mirë ditës së tij këtij sporti, për t’u ushtrar. Në intervistën e dhënë “90’ me Eduasportin”, Duro zbulon si e përqafoi këtë sport, momentet më të bukura që ka përjetuar duke performuar “freestyler”, vështirësitë që ka hasur, ëndrrën e tij, objektivat dhe në fund ka një këshillë për të rinjtë.

Suksesi më i madh i Duros është vendi i gjashtë në botë në kampionatin “Red Bull Street Style”, ndërsa kulmi i tij në karrierë ishte të performonte përpara futbollistëve të Bayern Munchen në vitin 2016 duke dhuruar spektakël. Të gjithë futbollistët e Bayern sëbashku me trajnerin Ancelotti mbetën të mahnitur nga 30-vjeçari, që tani shpreson të performojë në një kompeticion më të madh si Kampionati Botëror. Për më tepër ndiqni intervistën e tij për “90’ me Eduasportin”. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

90'' me EDS| Rrëfehet Luiza Gega, kampionia që mbështet Gjermaninë

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
7 Qershor 2018 15:37
Intervista me atleten

Është një sportiste që në çdo garë jep maksimumin dhe që përfaqëson denjësisht Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Luiza Gega, atletja 29-vjeçare në një intervistë për Eduasportin ka ‘zbërthyer’ disa detaje nga jeta e saj, sportive dhe jo vetëm.

E pyetur nga EDS, ajo tregon se do të mbrojë trofeun e argjendtë të fituar në Europianin për 3000 metër, ndërkohë që nuk harron as garën më të vështirë që ka bërë. Sa i përket situatës personale, Gega është ende ‘sigëll’.

Kush është gara që do të mbani mend gjatë?
Gara kur u shpalla nënkampione e Europës.

Cila ka qenë gara më e vështirë?
Vitin e kaluar kur unë u dëmtova. Ishte hera e parë që unë lija garën në gjysmë.

E mendoni, apo e keni menduar tradhtinë ndaj Shqipërisë?
Dhe e kam menduar për fat të keq.

Me pengesa apo stil i lirë?
Të dyja.

Rekord në Shqipëri, apo medalje në Europë?
Medalje në Europë.

Cili është objektivi i ri?
Të ruaj titullin nënkampione e Europës.

Ku jeni zhgënjyer më shumë?
Kam pasur shumë zhgënjime. Më shumë kur kam pasur dëmtime dhe nuk kam mundur të përfaqësoj Shqipërinë.

A ndiheni e mbështetur dhe e vlerësuar nga shteti?
Për fat të keq jo.

Po nga shqiptarët?
Po, sepse kam marrë shpesh shumë urime dhe mesazhe, si dhe motivim.

Si lindi dashuria për këtë sport?
Kur bëja garat në shkollë dhe dilja gjithnjë e para.

Sakrifica më e madh që keni bërë?

Të rri për muaj të tërë larg familjes.

Beqare apo e martuar?
Beqare.

Shqiptar apo i huaj?
Shqiptar.

I egër apo i butë?
I butë.

Kush qytet i ka meshkujt më tërheqës në Shqipëri?
Nuk e kam menduar ndonjëherë, nuk i kam parë në këtë aspekt. Nuk e di.

Botërori po afron, me kë jeni tifoze?
Faktikisht, kur kam qenë e vogël kam qenë me Brazilin, por që tani jam me Gjermaninë.

Sa ka qenë rroga juaj e parë?
6 mijë lekë të reja.

Po më e larta?
35 mijë lekë të reja.

Nëse nuk do të ishit atlete, çfarë do të bënit?
Ndoshta do të merresha me futboll.

A jeni penduar që keni zgjedhur atletikën?
Jo! Jo! Është një sport që mua më ngjall emocione.

Një këshillë për të gjithë të rinjtë që synojnë sportin...
Mjafton që ta duash. Nëse e e do diçka, jo vetëm sportin, duhet të kesh vullnet të punosh. Do rrish patjetër.

****************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.