Vox Pop | A janë bërë Inter dhe Milan si Partia Demokratike?

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
5 Shkurt 2018 21:31
Ndiqni intervistat nga gazetarja jonë Xherila

“Lëre partinë pash Zotin, se partitë na e kanë sjellë në majë të hundës”, thotë një prej të intervistuarve të Xherilës në Vox Pop-in e radhës i pyetur nëse Inter dhe Milani janë bërë si Partia Demokratike në Shqipëri, që po pëson vetëm humbje. Të njëjtën gjë mund ta thotë dhe dikush që ka humbur skedinën dje, sepse Inter dhe Milan barazuan këtë fundjavë me rezultatin 1-1 në sfidat respektive.

Tamam, si Partia Demoktratike, sepse ka disa vite radhazi që humbet, ndërsa nuk dihet se kur do të jetë kthimi i saj në pushtet, ashtu si Inter dhe Milan, dy skuadra që kanë humbur shkëlqimin e tyre, por edhe besimin e tifozëve. Gjithsesi, përgjigjet e të intervistuarve janë si gjithmonë të larmishëm dhe për të mos u humbur. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike