VOX POP | A ka trukime në Superiore? Shqiptarët të japin edhe emra

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
23 Mars 2018 16:39
Tifozët shprehin mendimin e tyre

Kategoria Superiore për momentin po pushon, por gazetarja jonë Xherila ngacmon këtë herë me “Vox Pop”-in e radhës. Tema është shumë e ndjeshme dhe lidhet me trukimin e ndeshjeve. Qytetarët e ndaluar kanë dhënë mendimin e tyre në lidhje me trukimet e ndeshjeve. Disa e konsiderojnë një fenomen që ndodh në gjithë botën, dikush mendon se nuk ka, por ka të tjerë që thonë edhe se kush e bën më tepër diçka të tillë.

Emri i vetëm i përmendur është ai i Olsi Ramës, që ka shumë pak që po jep kontributin e tij te Partizani, ku është drejtor i përgjithshëm i klubit. E çuditshme në fakt, por me shumë mundësi ai që foli do jetë tifoz i Skënderbeut ose i... Tiranës. Pak rëndësi ka, jo çdo gjë që thuhet duhet marrë seriozisht, pasi ne si popull përgjithësisht jemi nga ata që i dimë dhe i bëjmë të gjitha. Kur pyet për skuadrën që trukon më shumë shumica e të pyeturve etiketojnë Skënderbeun.

Sa duket akuzat që rëndojnë nga UEFA për ta i ka bërë të kenë krijuar edhe një opinionin të tillë, ndërkohë që ndonjëri të thotë: “Si mund të fitohen gjashtë tituj radhazi?!”. Nëse Safet Gjici do e shohë “Vox Pop”-in me siguri do mërzitet. Tifozët ia “përlyejnë” emrin edhe Kukësit, por është edhe një vlonjat që rezultatet e Flamurtarit e habisin. Nëse do e njohë ndonjëri nuk është çudi ta dërgojë në gjyq (shaka kjo, se mos e merrni seriozisht). Se mos iu lodhëm, shikoni videon dhe mësoni çfarë mendojnë shqiptarët për trukimet në kampionatin tonë. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike