Vox Pop / Debati i javës, si do të reagonin shqiptarët po të ishin Buffon?

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
14 Prill 2018 19:21
Mendimet e qytetarëve

Shqiptarët jetojnë me futboll dhe kjo është diçka që dihet. Në këtë periudhë tema e ditës kudo ka qenë Champions League dhe në veçanti ndeshja çerekfinale e luajtur në Bernabeu mes Real Madrid dhe Juventusit, me këtë të fundit që u eliminua vetëm pas një goli të pësuar në minutat shtesë që erdhi nëpërmjet një penalltie shumë të kontestuar. Ky moment vendimtar është shoqëruar me polemika të mëdha në fushw dhe jashtë saj, në një kohë që protestat e italianëve kanë qenë të mëdha, në veçanti nga Gigi Buffon, i cili u ndëshkua edhe me karton të kuq.

Shqiptarët shquhen për karakterin e tyre të ashpër, por si do të reagonin ata po të ishin portieri i Juventusit, Gigi Buffon në ndeshjen kundër Real Madrid-it? Arjena dhe Eraldo e zbulojnë këtë në “Vox Pop”-in e tyre për “Eduasportin.com”. duhet thënë qysh në fillim se shqiptarët anojnë pak nga skuadrat e italiane dhe shumica i japin të drejtë Juventusit, duke justifikuar edhe reagimin instiktiv të portierit bardhezi. Gjithsesi, ka edhe nga ata të intervistuar që mendojnë se penalltia e dhënë ishte e saktë dhe se gjyqtari mori vendimin e drejtë. Për më shumë ndiqni video dhe reagimet për të mos u humbur të qytetarëve!/EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike