Vox Pop/ Pingu apo Pongu?

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
15 Mars 2018 19:43
Përgjigjet janë nga më të larmishmet

Jo shpesh, por ndonjëherë e kemi luajtur të gjithë lojën e ping-pongut. Zbavitëse dhe aq sa e lehtë duket, aq e vështirë bëhet. Dikush mund të kujtojë popullin kinez, të cilët e luajnë në disa stile këtë lojë, por ndonjëherë edhe shumë shpejtë, saqë zhurma në tavolinën e lojës të tingëllon në vesh “ping-pong” tamam si muzikë.

Në festën e “Ditës së Verës” në Tiranë, moderatorja jonë Xherila ka preferuar të pyesë intervistuarit për zgjedhjet që kanë bërë në jetë, “ping” apo “pong”. Secili ka dhënë mendimin e tij, ndërsa dikush mund t’i ketë hyrë më gjerë dhe ka arsyetuar për të bërë zgjedhjen e duhur. Pingu apo Pongu? Përgjigjet mund t’i merrni në vox-popin tonë përpara se ju të mendoheni! /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike