Vuajtje dhe varfëri, Lukaku-t i është dashur të heqë shumë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
11 Janar 2018 16:54
Romelo Lukaku, tani jeton në luks.

Sulmuesi i Manchester United, Romelo Lukaku, tani jeton në luks dhe është ndër më të paguarit. Transferimi i tij te Manchester United u bë për një shifër rekord prej 75 milion sterlinash nga Everton.

Por, lojtari i përfaqësueses belge, Romelo Lukaku ka pasur një jetë të vështirë në Antwerp. Familja e tij mori tatëpjetën kur babai i futbollistit, Roger, u burgos për 15 muaj në vitin 2013 për sulm ndaj një femre, të cilën e mbajti në makinën e tij me dhunë.

E ëma Adolphine, pavarësisht se ishte e sëmurë rëndë, detyrohej që të punonte si pastruese në zyra dhe lokale të ndryshme.

Ish-lojtari i Chelsea dhe West Brom thotë se kjo ka ndikuar psikologjikisht.

Lukaku ka shënuar 16 gola në 31 ndeshje për United këtë sezon.

"Kur babai im ndaloi së luajturi futboll, ne patëm një gropë financiare. Njerëzit na lanë t’i zgjidhnim hallet vetë dhe gjithmonë këtë nuk kam për ta harruar. Gjithçka për ne ndryshoi brenda dy muajve. Mbaj mend gjithçka, isha pesë ose gjashtë vjeç, sapo kisha filluar të luaja futboll, dhe pastaj babai im u tërhoq.

Ne nuk kishim televizor apo energji elektrike në shtëpi. Ne na nxorën jashtë nga banesa jonë dhe u zhvendosëm në Antwerp. Në fillim nuk kishim as perde në dritare. Ne flinim në dysheme, me nënën time, vëllanë Jordan dhe unë lart e babai në dysheme. Mu desh ta lija futbollin se nuk ikja dot në stërvitje”, kujton Lukaku eksperiencën e vështirë.  /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike