Wanda dhe Icardi rikthen së bashku në Milano

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
13 Shtator 2018 14:20

Wanda Icardi ka udhëtuar drejt Amerikës për të parë ndeshjen miqësore që Argjentina zhvilloi ndaj Kolumbisë. Modelja 31-vjeçare dukej tepër e lumtur që bashkëshorti i saj, Mauro Icardi luajti me fanellën e Argjentinës. Më në fund, sulmuesi i Interit u rikthye te përfaqësuesja e tij, pasi Sampaoli e la jashtë Botërorit "Rusi 2018", mirëpo tashmë trajneri i përkohshëm i 'Albiceleste', Lionel Scaloni vendosi që t'i japë një shans në kombëtare.

Për këtë, Wanda udhëtoi drejt New Jersey-t për t'i dhënë mbështetje të dashurit të saj, me të cilin ka edhe dy vajza. Çifti tashmë është rikthyer në Itali së bashku. Në postimet që kanë bërë në rrjetet sociale, Wanda shihet me partnerin e saj ndërsa rikthehen në Milano. Icardi do t'i bashkohet ekipit në qendrën stërvitore për t'u përgatitur për ndeshjen e radhës në kampionat, ndërsa 31-vjeçarja do të bëhet gati për puntantën e radhës si opinioniste në emisioniin "Tiki Taka". /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera

 

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike