Wanda Metropolitana, një kështjellë e pamposhtur në Evropë

19 Shtator 2019

Një rikthim i Atletico Madridit kundër Juventusit, bëri që të zgjasin periudha e pamposhtur në Wanda Metropolitano në garat evropiane.

Golat e Stefan Savic dhe Hector Herrera bën që skuadra e Diego Simeones t’i shpëtonte humbjes nga 2-0 në 2-2.

Hera e fundit që Los Rojiblancos u mposhtën në shtëpi në një ndeshje të Evropës erdhi dy vjet më parë kur Chelsea u largua nga Madridi me tre pikët në 27 shtator 2017.

Atletico Madridi (Photo by Angel Martinez/Getty Images)

Antoine Griezmann i kishte dhënë Atleticos epërsinë nga pika e bardhë. Alvaro Morata barazonte dhe Michy Batshuayi shënoi një gol të fitores.

AS Roma dhe Qarabag nuk arritën ta mposhtin Atleticon në këtë stadium në fazat e grupeve në atë sezon, përpara se të luante me Copenhagenin, Lokomotivën e Moskës, Sporting CP dhe Arsenalin në Ligën e Evropës.

Një sezon pas Club Brugge, Borussia Dortmund dhe Monaco u rrëzuan të gjitha në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, ndërsa edhe Juventusi humbi 2-0 në 16-in e fundit.

Atletico Madrid duke festuar. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)

Ndeshja tjetër në shtëpi e Atletico në Evropë është kundër Bayer Leverkusen më 22 tetor, ku do të kalojë mbi dy vjet nga humbja e tyre e fundit në Wanda Metropolano.

Atletico e ka kthyer shtëpinë e tyre të re një kështjellë në garat evropiane dhe ata do të shpresojnë që ta mbajnë të pamposhtur. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan