Wanda Nara: Icardi do të jetë lojtar i Interit edhe në sezonin e ardhshëm

19 Prill 2019

Gruaja dhe agjentja e Mauro Icardit, Wanda Nara ka pohuar se sulmuesi argjentinas do të mbetet lojtar i Interit edhe në sezonin e ardhshëm.

Sezoni i Interit është dëmtuar nga çështjet jashtë fushe mes klubit, Icardit dhe Wandas, por sulmuesi është rikthyer pas rreth dy muajve me ekipin edhe pas humbjes së shiritit të kapitenit.

Dashuria e yllit argjentinas për Nerazzurrët është e madhe dhe përkundër shumë spekulimeve për një largim, Wanda ka thënë se Icardi do të mbetet edhe në sezonin e ri lojtar i Interit.

Lexo po ashtu: Wanda: Ata ishin në gjendje t'ia merrnin shiritin e kapitenit dhe penalltitë, por jo dhe dëshirën për të luajtur për Interin

“Ne do të vazhdojmë të jemi këtu edhe në sezonin e ardhshëm”, ka thënë fillimisht Wanda për Verissimo.

Icardi u rikthye me gol te Interi (Foto: Paolo Rattini/Getty Images)

“Mauro po vazhdon të shënoj dhe tani është më i qetë”.

“Ai i përqafon të gjithë, sepse gjithmonë ka pasur një marrëdhënie të mirë me të gjithë bashkëlojtarët”, përfundoi gruaja e argjentinasit. /Telegrafi/

Lexo po ashtu: Vera seriozisht mund ta sjellë shkëmbimin Icardi – Dybala

www.telegrafi.com