Wanda Nara: Klubi duhet ta mbështet Icardin, pasi disa gjëra të këqija po vijnë nga brenda

11 Shkurt 2019

Gruaja dhe agjentija e Mauro Icardit, Wanda, ka folur për disa gjëra rreth sulmuesit të Interit.

Ajo tha se nuk e ka telefonuar kurrë klubin që t’i detyrojë për rinovimin  kontratës.

“Kur shoqëria me telefonoi, u takuam për t’u njohur më mirë dhe për të folur për disa gjëra të tjera”.

Mauro Emanuel Icardi e Wanda Nara (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Do të doja që Mauro të mbështetej më shumë nga klubi, sepse ndonjëherë të këqijat po vijnë nga brenda”.

“Interi është prioritet, por unë kurrë nuk e kam telefonuar klubin. Nuk kemi pse të ngutemi pasi kemi edhe dy vite e gjysmë në kontratë”.

Lexo po ashtu: Marotta: Rinovimi i Icardit nuk është problem

Ajo u pyet edhe për mungesën e golave të Icardit, por që tha se nuk është shërbyer aq shumë kohëve të fundit.

“Mungesa e golave? Nuk mund të flas për këtë, Mauro gjithmonë ka shënuar”.

Mauro Icardi e Wanda Nara (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)

“Në Parma Lautaro shënoi edhe për meritë të një lëvizjeje të zgjuar të Icardit, që duhet pranuar është shërbyer pak në këtë periudhë”.

Lexo po ashtu: Spalletti: Më duhet qartësi për Icardin

“Ndoshta Spalletti duhet ta aktivizonte më herët Lautaron. Trajneri mund të përfitojë që ata janë miq dhe nuk kanë rivalitet”, deklaroi gruaja dhe agjentja e kapitenit të Interit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com