Wanda Nara: PSG ishte opsioni më i mirë për Icardin

06 Shtator 2019

Gruaja dhe agjentja e Mauro Icardi, Wanda Nara, pretendon se Paris Saint-Germain ishte opsioni më i mirë për sulmuesin e Interit. 

Wanda ka vazhduar me deklaratat e saj në lidhje me destinacionin e burrit të saj, Icardit.

Sipas saj, klubi i madh francez ishte opsioni më i mirë për të ardhmen e ish-kapitenit të Interit.

Lexo po ashtu: Wanda: Nuk është divorc, Icardi dhe Interi janë të dashuruar – heqja e shiritit ishte arsye për ta shitur

“PSG ishte opsioni më i mirë për Mauron dhe për këtë arsye, ne e pranuam atë”, ka thënë fillimisht Wanda.

Wanda Nara dhe Mauro Icardi (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Megjithëse do të jenë më sfidues, ata janë deri tani një klub i madh që e bëjnë familjen tonë krenare”.

“Kjo është deklarata ime e vetme për këtë çështje. Faleminderit”, përfundoi gruaja e Icardit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com